Arkiv-Lajme të përditësuara

Ndërron jetë vajza e përplasur nga makina në Prishtinë.

Postuar në 17 Prill, 2014 03:05

Ndërron jetë viktima e cila ishte goditur nga një veturë para disa ditëve, afër mensës së studentëve në Prishtinë.
Policia e Kosovës raporton se viktima ishte e shtruar në spital QKUK dhe të martën rreth orës 21:00 ka ndërruar jetën.
Me urdhër të prokurorit trupi i vajzës që mbeti viktimë e aksidentit do të dërgohet në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për ekspertizë.
Viktima ishte goditur nga makina më 6 prill 2014.

Famija shqiptare e kërcënuar në Maqedoni, kërkon strehim në Tiranë.

Postuar në 16 Prill, 2014 16:14

Familja Zeqiri nga lagjja Radishan e Shkupit kërkon ndihmën e kryeministrit shqiptar Edi Rama për t’u shpërngulur në Shqipëri. Anëtari i kësaj familje, Faik Zeqiri po kërkon një vend më të qetë për të jetuar me familjen, pasi sipas tij, mbrëmjen e së dielës shtëpia e tij ka qenë për të disatën herë pre i huliganëve maqedonas.

I bindur se politikanët shqiptarë në Shkup nuk mund t’i garantojë siguri ai ka vendosur të largohen nga Maqedonia.

Gjyqtari i Pogradecit, arrestohet në flagrancë për korrupsion.

Postuar në 16 Prill, 2014 13:06

 Arrestohet ngapolicia në flagrancë një gjyqtar i Pogradecit, i dyshuar për korrupsion.
Gjyqtari Dhimitër Pojanaku, 58 vjec, ka rënë në pranga pasditen e sotme pasi akuzohet se ka marre 500 mije leke nga nje qytetar.I dyshuari Dhimiter Pojanaku mësohet se ka qenë në hetim prej disa javësh ndërsa sot është bërë arrestimi i tij.

Padia ndaj gjyqtarit mesohet se eshte bere disa dite me pare. Dyshohet se 58 vjecari ka marre para ne kembim te nje gjykimi qe kishte ne shqyrtim.

Korçë, aksioni “Fallxhorja” kap 2.6 kg heroinë, ndalohen 6 të dyshuar.

Postuar në 16 Prill, 2014 13:04

Policia e Korcës njoftoi se diten e some nga ana e Sektorit Kunder Narkotikeve dhe Trafiqeve te Paligjshme , u finalizua  me sukses  operacioni  i koduar: “Fallxhorja”.
Ne kuader te ketij operacioni ne qytetin e Bilishtit është kapur një sasi prej 2 kg e 600  gram  lënde narkotike edyshuar si heroine.

Ku si rezultat  u  bë  kapja  dhe  arrestimi  në flagrancë i shtetasve të dyshuar :

EULEX i padëshiruar nga serbët e veriut.

Postuar në 16 Prill, 2014 13:03

Komuna e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe e Zveçanit, kanë suspenduar sot bashkëpunimin me Policinë e EULEX-it dhe i kanë shpallur si të padëshiruar në territorin e tyre. Kjo bëhet e ditur, pas një kumtese që ju është dërguar mediave serbe.

Këtë hap këto komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës, siç njofton FoNet e kanë ndërmarr për shkak të gjoja përcaktimeve automatike të dënimit me paraburgim të cilat po i shqetësojnë qytetarët e kësaj pjese të Kosovës.

Itali, pranga shqiptarit, shfrytëzoi të fejuarën si prostitutë.

Postuar në 16 Prill, 2014 09:29

Bie ne pranga ne Itali një i ri shqiptar i akuzuar se ka ndihmuar dhe shtyrë të punojë si prostitutë të fejuarën e tij.

Sipas mediave italiane karabinierët e kanë identifikuar 20-vjeçarinshqiptar me inicialet M.A., i cili ka prostituar një vajzë 20-vjeçare nga Polonia.
Behet e ditur se arrestimi i tij është bërë në Faenza në kuadër të një aksioni për ndalimin e fenomenit të prostitucionit në autostradën Emilia.

Nga sot, zyrtarisht 2 deputetë shqiptarë në Kuvendin e Serbisë.

Postuar në 16 Prill, 2014 09:27

Sot ne Beograd është bërë konsituimi i Parlamentit të ri të Serbisë, pas zgjedhjeve parlamentre të 16 marsit ku bindshëm fitoi progresisti Aleksander Vucic. Kurse, zgjedhja e kryetarit të organit suprem legjislativ duhet të zhvillohet më 23 prill.

Takimi në Kukës, mediat e Kosovës: Thaçi me vonesë, Rama e priti në shi 20 minuta.

Postuar në 16 Prill, 2014 09:21

Vonesat e zakonshme tëHashim Thaçit nuk e kanë kursyer as shefin e qeverisë shqiptare, Edi Rama, shkruajne mediat e Kosovesduke iu referuar takimit te dy qeverive te Shqiperise dhe Kosoves sot ne Kukes.

Thaci sipas gazetarës së “Zërit” që gjendet në pikën kufitare të Morinit, Anita Kadriu, ka dal të pres kryeministrin kosovar pesë minuta para kohës së paraparë.

Thaçi, si pothuajse në çdo aktivitet po vonohet edhe kësaj radhe, ndërsa kjo ka bërë që Rama, të pres jashtë për 20 minuta, derisa vazhdimisht binte shi i përzier me borë, shkruajne gazetat e Kosoves.

Reshjet, rriten kuotat në HEC-et mbi kaskadën e Drinit.

Postuar në 16 Prill, 2014 07:05

Reshjet e fundit të shiut dhe dëborës kanë rritur  kuotën e HEC-eve mbi kaskadën e Drinit. Sipas të dhënave zyrtare të Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës ka arritur në 276 metra, ku pika maksimale e tij 296 m. Prurjet në HEC-in e Fierzës llogariten 189 m3/s.
Niveli i ujit në HEC-in e Komanit ka arritur në 171.74 m, nga 175 që është pika maksimale dhe prurjet llogariten 201 m3/s.
Ndërkohë, niveli i HEC-it të Vaut të Dejës është 74.4 m, nga 76 m që është pika maksimale dhe prurjet llogariten 201 m3/sek ujë.

Arrestohet një serb për krime kundër shqiptarëve.

Postuar në 16 Prill, 2014 06:53

Policia e EULEX-it arrestoi sot në veri të Mitrovicës një pjesëtar të komunitetit serb nën dyshimet për vrasje dhe tentim vrasjeje në shkurt të vitit 2000 në veri të këtij qyteti.

Atij i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Zyrtarët e EULEX-it nuk dhanë hollësi rreth identitetit të të arrestuarit, i cili nga mjetet lokale serbe të informimit është identifikuar si V.N, punonjës i postes së Serbisë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara