Arkiv-Lajme të përditësuara
Tiranë, arrestohen dy persona që kryenin grabitje banesash.
Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga dy shtetas, të dyshuar siautorë të një sërë vjedhjesh të banesave dhe bizneseve të ndryshme në Tiranë.
Arrestimi i tyre u bë në sajë të finalizimit me sukses të operacionit policor të koduar “Ish parku”, ku si rezultat i një pune operativegjurmuese disa javore u arrestuan në flagrancë shtetasit: Arnold Fatmir Pinari, 19 vjec, banues në Tiranë dhe Denis Shkelqim Gjoka, 19 vjec, banues në Tiranë.
Më datë 17.04.2014 është bërë kapja në flagrancë e dy të rinjve duke tentuar për të vjedhur një farmaci në rrugën “Naim Frashëri” Tiranë.
65 vendimet e gjykatave, Tahiri letër Nishanit: KLD ti rishqyrtojë.
Një listë me rreth 65 vendime të gjykatave, të cilat në vlerësimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme meritojnë një shqyrtim të hollësishëm, iu dërgua Presidentit të Republikës, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Ministrja Kodheli viziton Batalionin e Forcave Speciale në Zall-Herr.
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Jeronim Bazo, bëri sot një vizitë në Komandën e Forcave Speciale në Zall-Herr.
Ata u pritën nga komandanti i Batalionit të Forcave Speciale, nënkolonel Qazim Hoxha dhe ndoqën nga afër veprimtarinë ditore të efektivit të këtij batalioni të Forcave tona të Armatosura.
Më pas, ministërja Kodheli dhe Shefi i Shtabit Baze, konsumuan së bashku me efektivin dhe drekën në mencën e repartit.
Haradinaj shpallet ”Qytetar Nderi” i Bashkisë së Krujës.
Në Tiranë u shënua 800-vjetori i Principatës së Arbrit, shtetit të parë shqiptar gjatë mesjetës.
Me këtë rast u organizua një Konferencë shkencore nga Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar, Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Arkivi i shtetit shqiptar.
Ndërsa, në qytetin e Krujës kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u nderua me titullin “Qytetar Nderi” i Bashkisë së Krujës.
Dhuna në familje, Policia masë mbrojtje për 2 raste në Tiranë.
Dy gra janë marrë në mbrojtjen e policisë së Tiranës për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tyre në familje.
Policia e Tiranës bën me dije se nga strukturat e policisë së Tiranës, është ndërhyrë në 2 raste të parandalimit të krimit në ambjentet familjare, duke kryer veprimet proçedurale dhe plotësuar Kërkesë Paditë për lëshimin Urdhërave të Menjëhershëm të Mbrojtjes.
Kuvend, diskutohet ligji për nxitjen e luftës kundër korrupsionit.
ntensifikimi i luftës kundër korrupsionit brenda sistemit të administratës publike ka nxitur një grup deputetësh të maxhorancës të propozojnë një nismë ligjore që lidhet me disa ndryshime në ligjin ”Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, si dhe në ligjin ”Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”. Amendimet e propozuara pritet të shqyrtohen sot në parim nga komisioni i Ligjeve, ku gjithashtu pritet të zhvillohet dhe një seancë dëgjimore me kandidatin Alaudin Malaj, i dekretuar
Ndahet nga jeta shkrimtari i famshëm, Gabriel Garcia Marquez.
Një person i afërt me familjen e ka konfirmuar raportet selaureati i çmimit Nobel,Gabriel Garcia Marquez ka vdekur .
Ai ishte 87 vjec, shkruajne mediat britanike.
Romanet e realizmit magjike te Garcia Marquez -së dhe tregime të shkurtra te tij jane preferuar prej dhjetëra miliona lexuesve jo vetem ne Amerikën Latine.
Gabriel Garcia Marquez , ne kete foto u shfaq në mars, pasi përshëndeti fansat e tij dhe gazetarëve jashtë shtëpisë së tij në ditëlindjen e tij të 87-të në Mexico City.
Ai vdiq të enjten në shtëpinë e tij në Mexico City .
Skema e re e pensioneve, ministri Veliaj bashkëbisedim me studentët.
Ministri i MirëqeniesSociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, shprehu të enjten angazhimin e qeverisë për ta kaluar këtë vit në parlament skemën e re të pensioneve.Në një bashkëbisedim me studentë të Universitetit të Tiranës ministri Veliaj spjegoi rëndësinë e reformës së pensioneve, sidomos për brezin e ri.
Duke u ndalur tek propozimet për këtë reformë, Veliaj tha se për të rinjtë e sotëm, që kanë një punë më të mirë dhe po ashtu një rrogë më të mirë do të hiqet tavani i kontributeve.
Skrapar, persona të maskuar grabisin 35 milionë lekë në banesë.
Një sasi e konsiderueshme parash është grabitur në një banesë në Skrapar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme.Policia ka thënë se banesa e grabitur është në pronësi të shtetasit Lulzim O.
Policia lokale bëri me dije sesipas deklarimeve të pronarit, rezulton që grabitësit të kenë vjedhur një shumë prej 35 milionë lekësh.
Forcat e rendit kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Drejtonin prostitucionin në Skype, pranga 14 shqiptarëve në Itali.
Policia italiane ka arrestuar sot 14 shqiptarë që akuzohen se kanë qenë pjesë e dy grupeve të lidhura me njëra-tjetrën, dhe që shfrytëzonin prostitucion në aksin Piaçenza- Shqipëri.
Anëtarët e grupit akuzohen sedrejtonin prostitucionin, duke folur me njëri-tjetrin nëpërmjet Skype-it.Në përfundim të hetimit policia lëshoi 14 urdher arreste. Prokurori i çështjes, Salvatore Cappelleri deklaroi se janë identifikuar dy grupe të lidhura me njëri-tjetrin që drejtonin aktivitetin e paligjshëm.