Arkiv-Lajme të përditësuara

Prishtinë, aksident pranë qendrës së studentëve, një i plagosur.

Postuar në 17 Prill, 2014 14:36

Afër Qendres së Studentëve në Prishtinë ka ndodhur një aksident ku është rrokullisur një veturë.

Vozitësi që humbi kontrollin ndaj automjetit aksidentoi edhe dy vetura të tjera dhe dëmtoi një semafor. Si pasojë e këtij aksidenti një person kërkoi ndihmën mjekësore. Pas trajtimit, ai u lirua nga Qendra Klinike Universitare.

Ndërkohë, zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, i tha Klan Kosovës se hetimet e para flasin se deri te ky aksident erdhi si pasojë e shpejtësisë së madhe.

Hetuesit janë duke intervistuar dy persona në lidhje me këtë rast.

Gjendet homoseksuali shqiptar në Itali : U largova për hir të partnerit

Postuar në 17 Prill, 2014 12:42

Historia e 25-vjeçarit homoseksual shqiptar, Denis Loci, ka bërë që policia në Itali të mobilizohet dhe të nisë kërkimet për të, pas denoncimit të bërë në polici nga partneri i tij italian, Fabio Diodato.

Ai pas katër ditësh është shfaqur dhe ka treguar arsyet e zhdukjes së tij. Denisi ka thënë se është larguar vetëm për hir të partnerit të tij, pasi ambienti kua ata jetojnë në Pavia është shumë paragjykues, kur ka shumë burra të tjerë që fshehin prirjet e tyre, nga frika e opinionit publik.

Lezhë: Arrestohet ish-topografi për falsifikim.

Postuar në 17 Prill, 2014 10:18

Ka rënë në prangat e policisë ish-topografi i komunës Kolsh, shtetasi Gj.N, 66 vjeç dhe ka nisur ndjekja penale ndaj tij, pasi dyshohet se ka falsikuar hartat e pronësisë.

Burime zyrtare pranë Drejtorisë Policisë Qarkut Lezhë bëjnë të ditur pse filloi procedimi penal ndaj shtetasit Gj. N, vjeç 66, banues në Manati, Lezhë, pasi dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës si topograf në komunen Kolsh të rrethit Lezhë, ka falsifikuar hartat e pronesisë.

Kuvendi miraton pr/ligjin për faljen e gjobave të biznesit 1 mars- 31 gusht 2013.

Postuar në 17 Prill, 2014 10:16

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot në seancë plenare në bazë të rendit të ditës, në mungesë të prezencës së opozitës, pr/ligjin “Për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese me motor me tonazh nën 20 NT”. Me 75 vota u miratua edhe pr/ligji “Për faljen e dënimeve administrative në formën e gjobave, të vëna në bazë të kontrolleve dhe verifikimeve tatimore të kryera për periudhën 1 mars deri më 31 gusht 2013”. Po sot Kuvendi votoi edhe ndryshimet në ligjin, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të të paraburgosurve”

Kosovë, gjoba për këmbësorët që nuk respektojnë rregullat.

Postuar në 17 Prill, 2014 10:14

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, që nga data 01.05.2014 do të fillojë me gjobitjen e këmbësorëve, të cilët nuk respektojnë rregullat e komunikacionit, ku do të përfshihen të gjitha gjobat e parapara me ligjin për siguri në komunikacion rrugor.

Krahas kësaj, që nga dje, me datë 16.04.2014, PK-ja në Pejë ka filluar një fushatë paralajmëruese lidhur me lëvizjet e këmbësorëve në komunikacionin rrugor. Kështu bënë të ditur Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, përmes një njoftimi përmedia.

Tentojnë të vrasin financierin, pranga dy shqiptarëve në Itali.

Postuar në 17 Prill, 2014 08:47

Dy shqiptarë te akuzuar per tentim vrasje ndaj financierit të Cisternës, zyrtar i Guardia di Finanzia, janë vënë nën pranga mbrëmjen e të mërkurës nga policia italiane.
Shqiptarët jane ndalur në portin e Barit, pasi dyshohet se po tentonin të largoheshin përmes një trageti për në Mal të Zi.
Arbis Vjerha 38 vjec dhe Elson Ivanaj 25 vjec, u arrestuan të akuzuar për tentativë vrasje me paramendim. Financieri, është qëlluar qysh në orët e para të mëngjesit të një dite më parë, teksa po shkonte për në punë.

Tentojnë të vrasin 23-vjecarin, pranga dy të dyshuarve në Tiranë.

Postuar në 17 Prill, 2014 08:12

 Bien në prangat e policisë në flagrance, dy persona të akuzuar për tentativë vrasje në Tiranë.
Policia informon se më datë 16.04.2014 reth orës 22.30 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Ferid Sulejman Elezi, 22 vjec, lindur dhe banues në Zallmner dhe Ermir Mexhit Hoxha, 18 vjec, lindur dhe banues në Bulqeshë i Ri, Kamëz-Tiranë.
Arrestimi i tyre, sipas policise, eshte bere sepse rreth orës 14.30, tek Rreth-rrotullimi i Kamzës, kanë tentuar të vrasin me thikë shtetasin Aldor.B, 23 vjec.

Shpërthimi në Durrës, biznesmeni i shpëtoi bombës në makine për pak sekonda.

Postuar në 17 Prill, 2014 08:09

Pronari i nje lokali në qytetin e Durrësit i ka shpëtuar sot për pak sekonda nje atentati me eksploziv në makinen e tij.
Mjeti i pronarit të një lokali në zonën e shëtitores “Taulantia”, në qytetin e Durrësit ka shpërthyer me eksploziv rreth orës 07:52 të mëngjesit të sotëm.
Policia ka thënë se ngjarja ndodhi në lagjen numër 1 të qytetit. Shpërthimi ndodhi pak sekonda pasi drejtuesi i mjetit, Eduart Xhepa, kishte zbritur nga makina të cilën e kishte parkuar para lokalit.

Gjirokastër, arrestohet studenti që grabiste konviktet.

Postuar në 17 Prill, 2014 03:58

Një student ne Gjirokaster, është arrestuar ditën e sotme pasi akusohet për vjedhje.
Policia e këtij qyteti bëjnë me dije se kanë vënë në pranga të riun I.Kutallari student në Universitetin “Eqerem Çabej”.
Ai akuzohet se ka kryer vjedhjen e tre studentëve të tjerë në konvikt.
Sipas policisë për të kryer vjedhjet i riu është ndihmuar edhe nga dy vajza K.K dhe E.L.
Blutë e Gjirokastrës kanë vendosur që dy vajzat të ndiqen në gjendje të lirë.

  

Durrës, shpërthim eksplozivi në makinën e pronarit të një hoteli.

Postuar në 17 Prill, 2014 03:11

Shperthen makina e pronarit të një lokali në zonën e shëtitores “Taulantia”, në qytetin e Durrësit.
Automjeti mesohet se ka shpërthyer me eksploziv rreth orës 07:52 të mëngjesit të sotëm.

Policia ka thene se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit.
Shpërthimi ndodhi pak sekonda pasi drejtuesi i mjetit, Edi Xhepa, kishte zbritur nga makina të cilën e kishte parkura para lokalit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara