Tentojnë të vrasin financierin, pranga dy shqiptarëve në Itali.

Dy shqiptarë te akuzuar per tentim vrasje ndaj financierit të Cisternës, zyrtar i Guardia di Finanzia, janë vënë nën pranga mbrëmjen e të mërkurës nga policia italiane.
Shqiptarët jane ndalur në portin e Barit, pasi dyshohet se po tentonin të largoheshin përmes një trageti për në Mal të Zi.
Arbis Vjerha 38 vjec dhe Elson Ivanaj 25 vjec, u arrestuan të akuzuar për tentativë vrasje me paramendim. Financieri, është qëlluar qysh në orët e para të mëngjesit të një dite më parë, teksa po shkonte për në punë.
Pranë stacionit hekurudhor, ai është qëlluar pas krahëve nga 25 vjecari Ivanaj, fillimisht në kokë dhe më pas në fytyrë.
Në momentin e agresionit, aty ka kaluar një makinë policie, e cila pasi ka marrë me vehte të plagosurin për ta dërguar në spital, ka tentuar të ndjekë agresorin, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë tip Benz, që drejtohej nga shqiptari tjetër Arbis Vjerha.
Ky i fundit kishte cështje pezull me viktimën, sic është shprehur përpara uniformave blu. Mbrëmjen e të mërkurës, makina tip Benz është sinjalizuar pranë portit të Barit, duke cuar kështu edhe në arrestimin e dy shqiptarëve. Mbetet ende për tu sqaruar shkaku i këtij agresioni por sipas informacioneve të para, dyshohet se motivi është puna e viktimës, pranë Guardia di Finanzia ndërsa ende vijojnë hetimet.
Add new comment