Lezhë: Arrestohet ish-topografi për falsifikim.

Ka rënë në prangat e policisë ish-topografi i komunës Kolsh, shtetasi Gj.N, 66 vjeç dhe ka nisur ndjekja penale ndaj tij, pasi dyshohet se ka falsikuar hartat e pronësisë.
Burime zyrtare pranë Drejtorisë Policisë Qarkut Lezhë bëjnë të ditur pse filloi procedimi penal ndaj shtetasit Gj. N, vjeç 66, banues në Manati, Lezhë, pasi dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës si topograf në komunen Kolsh të rrethit Lezhë, ka falsifikuar hartat e pronesisë.
Materialet në ngarkim të kësaj ngjarje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesoë Lezhë për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim i dokumentave”
Add new comment