Shpërthimi në Durrës, biznesmeni i shpëtoi bombës në makine për pak sekonda.

Pronari i nje lokali në qytetin e Durrësit i ka shpëtuar sot për pak sekonda nje atentati me eksploziv në makinen e tij.
Mjeti i pronarit të një lokali në zonën e shëtitores “Taulantia”, në qytetin e Durrësit ka shpërthyer me eksploziv rreth orës 07:52 të mëngjesit të sotëm.
Policia ka thënë se ngjarja ndodhi në lagjen numër 1 të qytetit. Shpërthimi ndodhi pak sekonda pasi drejtuesi i mjetit, Eduart Xhepa, kishte zbritur nga makina të cilën e kishte parkuar para lokalit.
Sipas policisë, lënda eksplozive ishte vendosur në motorin e makinës tip ‘Volkswagen’ me targa DR 2137 R.
Behet e ditur se në momentin e shpërthimit, biznesmeni kishte vetëm pak sekonda që kishte zbritur nga automjeti.
Policia ka nisur hetimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe motiveve të ngjarjes.
Pak muaj më parë në qytetin e Durrësit nje biznesmen ndërtimi u vra nga shpërthimi në makinën e tij.
Shpërthimet me eksploziv janë kthyer në një problem shqetësues për qytetaret dhe në një sfidë për policinë gjatë muajve të fundit.
Shumica e këtyre ngjarjeve kanë për objektiv biznesmenë të ndryshëm ose funksionare lokale ndërsa zbulimi i këtyre ngjarjeve duket një punë e vështire për tu realizuar.
Më shume se 90 për qind e atentateve me tritol në banesa ose në automjete janë ende të pa zbuluara.
Qytetet më problematike janë Tirana, Durrësi, Vlora, Shkodra dhe Korca.
Add new comment