Prishtinë, aksident pranë qendrës së studentëve, një i plagosur.

Afër Qendres së Studentëve në Prishtinë ka ndodhur një aksident ku është rrokullisur një veturë.
Vozitësi që humbi kontrollin ndaj automjetit aksidentoi edhe dy vetura të tjera dhe dëmtoi një semafor. Si pasojë e këtij aksidenti një person kërkoi ndihmën mjekësore. Pas trajtimit, ai u lirua nga Qendra Klinike Universitare.
Ndërkohë, zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, i tha Klan Kosovës se hetimet e para flasin se deri te ky aksident erdhi si pasojë e shpejtësisë së madhe.
Hetuesit janë duke intervistuar dy persona në lidhje me këtë rast.
Ndonëse ekzistojnë semaforët dhe shenjat e tjera të trafikut, në këtë udhëkryq jo rrallë ndodhin aksidente.
Add new comment