Gjendet homoseksuali shqiptar në Itali : U largova për hir të partnerit

Historia e 25-vjeçarit homoseksual shqiptar, Denis Loci, ka bërë që policia në Itali të mobilizohet dhe të nisë kërkimet për të, pas denoncimit të bërë në polici nga partneri i tij italian, Fabio Diodato.
Ai pas katër ditësh është shfaqur dhe ka treguar arsyet e zhdukjes së tij. Denisi ka thënë se është larguar vetëm për hir të partnerit të tij, pasi ambienti kua ata jetojnë në Pavia është shumë paragjykues, kur ka shumë burra të tjerë që fshehin prirjet e tyre, nga frika e opinionit publik.
25-vjeçari është kthyer sërish në studion e partnerit të tij në sheshin “Vittoria” në Pavia dhe thotë se, e ka sqaruar policinë në lidhje me largimin e tij pa lënë gjurmë dhe me 1 euro në xhep dhe sesi kishte ardhur nga Milano. Ai i ka bërë apel komunitetit shqiptar në Itali që ta lënë rehat, sepse ai është i kënaqur me zgjedhjen që ka bërë dhe të tjerët duhet ta respektojnë dhe jo ta sulmojnë.
Gjithashtu, Denisi ka thënë se prindërit e tij e kanë pranuar marrëdhënien e tij me të riunitalian dhe prindërit bashkë me vëllanë momentalisht ndodhen në shtëpinë e partnerit të tij, Fabio Diodato. Po gjithashtu prindërit e 25-vjeçarit shqiptar janë takuar edhe me prindërit e Fabios. Denis ka thënë se, ata e kuptojnë që ne e duam njëri-tjetrin. Dhe nuk është e lehtë të pranohet një histori dashurie homoseksual, si në komunitetin e Pavaias, si dhe nga shqiptarët.
25-vjeçari tha se, “e di që nuk është e lehtë që një prind ta pranojë që fëmija e tij do të jetë ndryshe, se ndoshta ai ka ëndërruar të ketë shumë nipër dhe mbesa, por ata e kanë pranuar lumturinë time”. Partneri i tij italian tregon se është takuar me prindërit e tij dhe tani gjerat janë qetësuar dhe janë qartësuar mjaft mes familjeve të çiftit.
Edhe Fabio ka bërë apel, duke kërkuar që komuniteti në Pavia t’i lërë rehat, pasi ata kanë bërë zgjedhje individuale dhe janë të lumtur me njëri tjetrin. “Tani ne i kemi qartësuar marrëdhëniet tona me Denisin dhe më e rëndësishmja është se prindërit tanë e kanë pranuar lidhjen tonë. Por dua të kërkoj që i gjithë komuniteti mos të na shohë si kafshë të çuditshme, se nj lidhje homoseksualësh është normale. Në Pavia ka shumë burra që janë homoseksualë, të cilët mbajnë edhe poste të larta zyrtare si avokatë, mjekë, nëpunës civilë etj., por nuk i shfaqin prirjet e tyre sepse kanë frikë nga gratë, nga shoqëria dhe familjarët nuk dinë asgjë për jetën e tyre të fshehtë. Në i kemi rezistuar shumë kërcënimeve dhe presioneve. Por ata burra që fshihen nuk e kuptojnë sesa e rëndësishme është përqafimi i njeriut që dashuron në darkë. Përqafimi i Denisit për mua është shumë me vlerë sepse ka dashuri mes nesh. Ne do të përpiqemi të ikim larg që këtu, por tani për tani jeta ime është këtu, sepse këtu kam punën, por shumë shpejt do ikim larg nga ky komunitet llafazanësh dhe do hapim biznesin tonë. Me Denisin do ta ndërtojmë jetën e lumtur diku larg”.
Add new comment