Durrës, shpërthim eksplozivi në makinën e pronarit të një hoteli.

Shperthen makina e pronarit të një lokali në zonën e shëtitores “Taulantia”, në qytetin e Durrësit.
Automjeti mesohet se ka shpërthyer me eksploziv rreth orës 07:52 të mëngjesit të sotëm.
Policia ka thene se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit.
Shpërthimi ndodhi pak sekonda pasi drejtuesi i mjetit, Edi Xhepa, kishte zbritur nga makina të cilën e kishte parkura para lokalit.
Sipas njoftimeve te policisë, lënda eksplozive ishte vendosur në motorin e makinës tip ‘Volkswagen’ me targa DR 2137 R.
Nga ngjarja nuk ka të lënduar por vetëm dëme të vogla materiale. Sipas policisë eksplozivi dyshohet të jetë vendosur për të kërcënaur biznesmenin.
Add new comment