Arkiv-Lajme të përditësuara

Drogë me varkë drejt Greqisë, pranga trafikantëve në Sarandë-Korfuz.

Postuar në 20 Prill, 2014 05:11

Forcat e Policisë Kufitare e Sarandës kane kapur në flagrancë dy shtetas, të cilët akuzohen për trafikim lëndësh narkotike ne drejtim te Greqise.
Kapja e droges dhe arrestimi i te dyshuarve eshte bere ne hapesiren detare mes Sarandes dhe Korfuzit.
Policia informon se në pranga kanë rënë Ervin Daka 25 vjeç, banues në Durrës dhe Fatjon Delilaj 25 vjeç, banues në Ksamil.

Media italiane: Lazarati, 319 hektare parcela te mbjella me hashash.

Postuar në 20 Prill, 2014 05:10

Rreth 4 ton drogë vetëm për 3 muajt e parë të vitit. Sasia vjen nga Shqipëria dhe është kultivuar gati e gjitha në Lazarat”. Kështu nis reportazhi i televizionit italian “RAI UNO” për trafikun e hashashit. Gazetari Xhaçinto Pinto ka arritur të hyjë pikërisht në fshatin më të famshëm të Shqipërisë
“Të gjitha shtëpinë janë të rrethuar me mure të lartë për të mbuluar plantacionet e hashashit. Banorët gjuajnë me armë gjatë natës. Këtu janë 319 hektarë të mbjellë me kanabis dhe 9 nga 10 familje e kultivojnë bimën e hashashit”, thotë gazetari italian.

Sekuestrohen 15 kg marijuanë në Gjirokastër-Uji i Ftohtë, 1 në pranga.

Postuar në 20 Prill, 2014 04:42

15 kilogramë marijuanë janë sekuestruar sot në rrugën Gjirokastër-Uji i Ftohtë në kuadër të operacionit të koduar “Fundjava”.

Operacioni u zhvillua nga sektori kundër narkotikëve. Sipas burimeve të policisë droga ishte fshehur në brendësi të bagazhit të mjetit me targë AA650GY.

Në pranga ka përfunduar edhe drejtuesi i mjetit Bardhyl Ivziku nga Shkodra.

Selfie e kryeministrit Rama, uron Pashkët nga Korça.

Postuar në 20 Prill, 2014 04:41

dhe kryeministri Rama nuk i shpëton Selfie-ve. Ai ka zgjedhur të urojë Pashkët me një foto të shkrepur vetë, nga qyteti i Korçës.

Në foto shfaqet me bashkëshorten Linda dhe zvkryeministrin Niko Peleshi, edhe ky i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Me qirinj në duar si të gjithë besimtarët ai duket mëse i Gëzuar nga atmosfera festive e krijuar në Katedralen e Korçës.

“Gëzuar Pashkët nga Korca me dashuri!” Ky është mesazhi që përcjell kryeministri bashkë me këtë selfie. Foton e ka pastuar si në faqen e tij në rrjetin social Facebook, ashtu edhe në Twitter.

Durrës, gjenden 40 kg drogë në makinë, pranga shoferit në port.

Postuar në 20 Prill, 2014 04:38

Mbrëmjen e djeshme në Durrës policia arrestoi një shtetas që po transportonte me makinën e tij drejt Italisë, 40 kilogram kanabis.
Bëhet e ditur se shtetasi Fisnik Hoxha drejtonte makinën “Fiat” me targa “AA 100 FT”, ku kishte ndërtuarnjë dysheme të dyfishtë për të fshehur lëndën narkotike.
Gjatë kontrollit në doganë, marihuana e fshehur u zbulua dhe autori u arrestua në flagrancë.

Infarkt duke ecur, trupi i të vdekurit lihet një orë në rrugë në Tiranë.

Postuar në 20 Prill, 2014 04:37

Një person i pajetë eshte lene për rreth 1 orë në rrugë mengjesin e sotem ne Tirane.

Ngjarja ka ndodhur sot në kryeqytet, në rrugën “Irfan Tomini”.Kalimtarë të rastit, kane njoftuar median dhe policine pasi jane perballur me skenen e pazakonte.

Sipas tyre një person i pajetë ka qëndruar për rreth një orë në rrugë, i mbuluar me çarçaf, pasi kishte vdekur.

Vetëm pas një ore aty ka mberritur ambulanca për ta marrë.

Viktima mesohet se eshte  identifikuar si Kujtim Kuliqaj, 44 vjeç.

Berisha: Tre tritole nё 24 ore, vrasje dhe maska, Rama “kapet me Nishanin”

Postuar në 19 Prill, 2014 12:42

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kritikuar sot gjendjen e rëndit në vend ndërsa ka shtuar se kryeministri Edi Rama po synon të marrë edhe kompetencat e presidentit.
“Te dashur miq, ne 24 orё kanё ndodhur; tritol ne komisariatin ne Fushё - Krujё, tritol ne Durres biznesmenit te njohur, tritol ne Tirane, droge ne te kater anet dhe Edi Rama kerkon dhe kompetencat e Presidentit. Ai e ka mendjen vetem tek pushteti personal dhe perdorimi i tij per pasurim”, shkruan Berisha.

Ukraina tërhiqet përfundimisht nga Krimeja.

Postuar në 19 Prill, 2014 12:30

Ukraina është duke larguar luftanijet nga Krimeja, pas aneksimit të gadishullit nga Rusia, muajin e kaluar.

Zyra e presidentit të përkohshëm të Ukrainës, Oleksandr Turchynov, ka thënë se anijet do të vendosen në qytetin port të Odesës.

Ukraina është duke tërhequr edhe pjesën tjetër të pajisjeve ushtarake nga Krimeja, përfshirë helikopterët ushtarakë.

Aksident i rëndë në Gjilan, vdes shoferi, plagosen dy femra.

Postuar në 19 Prill, 2014 12:28

Në një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Gadish të komunës së Gjilanit, ka humbur jetën një person ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të lënduar në mesin e tyre tri femra.
Edhe pse shoferi i cili i ka vdekur ishte dërguar me urgjencë në spitalin e Gjilanit, pasi që ka arrituratje nuk mundur tu rezistoj plagëve të marra dhe si pasoje ka vdekur, citon zeri.
Të lënduarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetë dhe për momentin po trajtohen në spitalin e Gjilanit.

Fushë Krujë, 4 të arrestuarit me tritol dyshohen për shpërthimet në komisariat.

Postuar në 19 Prill, 2014 09:16

Rreth 30 kg tritol të ndara në 100 kallëpe të destinuara për tregun e brendshëm kriminal janë sekuestruar nga policiae qarkut të Durrësit gjatë operacionit “Detonatori”.

Katër persona janë vënë në pranga, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim si të përfshirë në aktivitetin kriminal të trafikimit tëlëndëve plasëse në rrethin e Krujës.

Të arrestuarit dyshohet se janë implikuar në vendosjen e eksplozivit në portën e komisariatit të policisë së Fushë Krujës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara