Arkiv-Lajme të përditësuara

Zbulohet identiteti i shqiptarit që keqtrajtohej nga “Tigrat e Arkanit”

Postuar në 23 Prill, 2014 07:35

Është zbuluar identiteti i shqiptarët që para pak ditësh e përditshmja boshnjake “Oslobodenje” publikoi fotografitë ku shihet duke u keqtrajtuar nga dy pjesëtarë të formacionit paraushtarak serb “Tigrat e Arkanit” në qytetin Bijelinë të Bosnjës në vitin 1992.

Jusuf Trbiq, gazetar i vjetër boshnjak që ishte marrë me zbulimin e identitetit të shqiptarët nga fotografitë, shkruan sot se një dëshmitar i ka konfirmuar atij se në fotografi është shqiptari Hajrush Ziberi, i lindur në fshatin Llaskarc afër Shkupit.

KLD sulmon Naçon: Po bllokon punën e Gjykatës Administrative.

Postuar në 23 Prill, 2014 06:14

Këshilli i Lartë i Drejtësisë si autoriteti shtetëror ligjërisht përgjegjës për mbarëvajtjen dhe kontrollin e veprimtarisë së gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe të gjykatave të apelit, konstaton me shqetësim faktin e ngarkesës së madhe të punës në gjykatat administrative në të gjithë vendin dhe në mënyrë të vecantë të GjykatësAdministrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe Gjykatës Administrative të Apelit.

Basha: Shqiptarët të pasigurtë, po varfërohen çdo ditë.

Postuar në 23 Prill, 2014 04:31

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një tryezë me përfaqësues të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë. Në fjalën e tij, pas shtatë muajsh qeverisje Rama-Meta kemi një rritje të çmimeve të ushqimeve. “Rritja e taksave është shndërruar në rritje çmimesh, ngrirja e pagave dhe pensioneve ka çuar në rënien e fuqisë blerëse për personat e punësuar dhe ata që janë të papunë e pensionistë”, u shpreh Basha.

Deputeti Mark Frroku në gjyq: Dritan Lamaj dhunonte biznesmenët, Arbeni e denoncoi.

Postuar në 23 Prill, 2014 04:07

Deputeti Mark Frroku, vëllai i biznesmenit Arben Frroku, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, ka dëshmuar sot në seancën gjyqësore, ku deklaroi përpara trupës gjyqësore, se ditën e vrasjes Arben Frroku ishte në Laç për të parë ndeshjen Tërbuni-Kamza dhe më pas do të nisej drejt Greqisë.

Sipas Mark Frrokut, kryekomisari Lamaj njihej për dhunën që ushtronte ndaj qytetarëve dhe bizneseve në Tiranë, dhe për këtë arsye vëllai i tij e kishte denoncuar.

Deputeti Frroku pohon se e ka njohur kryekomisarin Lamaj, si shef të komisariatit Numër 6.

Ekzekutohet me armë 55-vjeçari në Shkodër, dyshohet për pronësi..

Postuar në 23 Prill, 2014 03:51

Vritet një 55 vjeçar ne Shkoder. Viktima është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në fshatin Vukatanë të komunës Gur i Zi në Shkodër.

Policia ka thënë se viktima është Kol Drini, 55 vjeç.

Vrasja ndodhi rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm dhe një grup hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave dhe të autorëve.

Vret me thikë një person dhe plagos gruan e vet, ndalohet autori në Vlorë.

Postuar në 23 Prill, 2014 02:22

Në Drejtorinë e Policisë së Qarkut është bërë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Vrasje në rrethana të cilësuar” dhe “Plagosja e rëndë me dashje” për shtetasin    Mario Kajo Bejdollari, vjec 23, lindur në Gramsh dhe banues në lagjen “24 Maj”, Vlorë.Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi më datë 22.04.2014  rreth orës 23:55, ka vrarë me mjete të mprehta në banesën e tij shtetasin A. S., vjec 48, lindur në gramsh dhe banues në Vlorë në lagjen 24 Maji si dhe ka plagosur rëndë me thikë bashkëshorten e tij shtetasen D. S., e cila ndodhej në banesë.

Tjetër aksident në Levan-Vlorë, dy të vdekur, një i plagosur.

Postuar në 22 Prill, 2014 15:03

                Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Vlorë ditën e sotme. Fillimisht u raportua për një të vdekur e dy të plagosur, por bilanci i ngjarjes është rënduar.        

Korçë, 49-vjeçari plagoset me thikë nga i vëllai.

Postuar në 22 Prill, 2014 13:11

Një 49 vjecar është plagosur ditën e sotme me thikë në Korçë. Policia lokale ka bërë të ditur ngjarjen e ndodhur duke pohuar se i dëmtuari është qëlluar me thikë nga vëllai i tij.

“Rreth orës 17.25, te ditesse sotme, në Urgjencën e spitalit Korçë, eshte cuarnga
familjaret, shtetasi R.R, 49 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se është goditur
me thikë (ne pjesen e barkut), nga vëllai i tij Th. R banues në Korçë, i cili është jashtë

Miratohet marrëveshja për financimin e projektit të ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan-Qukës-Qafë e Plloçës.

Postuar në 22 Prill, 2014 13:09

Komisioni për Ekonominë dhe Financat mori sot në shqyrtim projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim për financimin e projektit të ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan-Qukës-Qafë e Plloçës””.

Nis gjyqi në Tiranë, Alban Shkreta pranon vrasjen e 9-vjeçarit në Mamurras.

Postuar në 22 Prill, 2014 11:07

Gjykata e Tiranës, hapi procesin gjyqesor ndaj vëllezërve Shkreta nga Mamurrasi, të akuzuar për vrasjen e 5 qershorit 2012, ku u ekzekutua në prite, fëmija 9 vjeçar, djali i Jetmir Llanit dhe u plagos vëllai i këtij të fundit.
Procesi gjyqësor ndaj Altin dhe Alban Shkretës, është transferuar në Tiranë nga Gjykata e Kurbinit, për shkaqe sigurie, pasi familja Shkreta dhe Llani, tashmë janë në hasmëri.
Në sallën e gjyqit, i pandehuri Alban Shkreta, pranoi autorësine e atentatit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara