Arkiv-Lajme të përditësuara

Durrës, qëllohet me 10 plumba makina e zyrtarit të Ujësjellësit.

Postuar në 25 Prill, 2014 03:31

Qellohet me arme makina e nje zyrtari te ujesjellesit ne Durres. Policia ka thene se persona ende të pa identifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash mjetin “Land Rover” të përgjegjësit të Ujësjellësit në Sukth, me iniciale B.Gj.

Behet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës së djeshme. Automjeti është qëlluar pasi B.GJ ka zbritur në afërsi të banesës dhe e ka parkuar automjetin. Policia bën me dije se nga të shtënat fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Itali, pesë shqiptarë arrestohen për dhjetëra grabitje.

Postuar në 25 Prill, 2014 02:41

Pesë shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Venecia pasi akuzohen për dhjetëra vjedhje.
Agjentët e policisë hynë në një apartament në Mestre, që e përdorej si vendstrehim dhe si depozitë për sendet e vjedhura nga shqiptarët nëzona të ndryshme si, Udine, Padova, Venecia dhe Treviso.
Grupi I grabitjeve me të gjithë anëtarët shqiptarë, pa dokumente dhe leje qëndrimi, janë të dyshuar për dhjetëra vjedhje, ku përfshiheshin të gjitha gjërat: celularë, aparate fotografike, tablete, notebook, bizhuteri, para dhe një Audi A5.

Shpërthen granata, plagoset minatori në Bulqizë.

Postuar në 24 Prill, 2014 15:38

Një minator është plagosur sot në minierën e Bulqizës, si pasojë e shpërthimit të një granate, e cila përdorej për hapjen e njësive të reja të kromit.
Policia ka thënë se i plagosuri është shtetasi Petrit Gjoni, 54 vjeç.
Ai është dërguar fillimisht në Spitalin e Bulqizës, por mjekët e këtij spitali kanë rekomanduar dërgimin e tij në Spitalin  Ushtarak në Tiranë, pasi gjendja e tij paraqitej e rëndë.
54-vjeçari ndodhet në spital në Tiranë, ku mjekët thonë se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Biznesmeni Zafar Ansar: Gati të dëshmoj në gjykatë kundër Argita Malltezit.

Postuar në 24 Prill, 2014 13:25

“Argita më ofroi shërbimet e saja dhe unë rashë dakord të bashkëpunoja me të. Ajo më dërgoi marrëveshjen për të siguruar pagesat e saja përshërbimet ligjore, përveç të cilave kërkonte edhe 3% si tarifë suksesi. Unë nuk e nënshkrova këtë marrëveshje, pasi e konsiderova si ryshfet”. Ky ishte deklarimi tronditës  me zë dhe figure, i  biznesmenit  me origjinë pakistaneze Zafar Ansar I cili jeton në Suedi, dhënë TopChannel në 26 Janar 2013 I cili implikonte zyrën ligjore të Argita Berishës vajzës së  ish kryeministrit Berisha, në atë që ai e pëshkruan si praktikë korruptive.

Reforma e pensioneve, Veliaj me studentët: Nëse nuk ndërhyjmë sot, ulen përfitimet.

Postuar në 24 Prill, 2014 13:24

Në vazhdën e diskutimit të reformës së pensioneve me të rinjtë, Ministri i MirëqeniesSociale dhe Rinisë, z. Erion Veliaj, zhvilloi sot njëbashkëbisedim me studentët e Universitetit të Nju Jorkut në Tiranë, të cilëve u shpjegoi nevojën për një skemë të re dhe disa nga propozimet e qeverisë për reformën.

Nishani pret Burkhalter: Reforma territoriale duhet të bëhet me konsensus.

Postuar në 24 Prill, 2014 13:14

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim Kryetarin e Radhës së OSBE-së, Didier Burkhalter, President dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Konfederatës Zvicerane.

Policia: Ja arsenali i armëve i sekuestruar në Dibër, një i dyshuar në pranga.

Postuar në 24 Prill, 2014 13:10

 Policia e shtetit njoftoi se më datë 24.04.2014, në orët e para të mëngjesit, nga strukturat Drejtorisë së Policisë Qarkut Dibër në bashkëpunim ato të Komisariatit të Policisë Dibër, është finalizuar me sukses operacioni i koduar ”GULINOVI”, ku si rezultat është sekuestruar një arsenal armatimi dhe municionesh luftarake, dhe është arrestuar një shtetas .
Konkretisht në kuadër të këtij operacioni është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasait Shaban Murati, vjeç, 63, banues në Dibër .

Tiranë, goditet baza e shfrytëzimit të prostitucionit në hotele.

Postuar në 24 Prill, 2014 09:00

Policia e Tiranës njofton se ka shkatërruar një bazë prostitucioni duke vënë në pranga 3 persona, ndërsa dy të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë.

Totozani: Ra një tjetër alarm, duhet afat për dëmshpërblimet e ish-të përndjekurve.

Postuar në 24 Prill, 2014 06:00

Avokati i Popullit, Igli Totozani pas vizitës në komisariatin nr.1 ku takoi ish-të dënuarin Kujtim Gaziu, u shpreh se kjo kategori nuk duhet të ndërmarrë veprime të tilla që rrezikojnë jetën.

“Ishte një tjetër alarm. Erdhëm të dëgjonim këtë ish-të persekutuar për shqetësimet dhe problemet që ka. Gaziu bëri një gjest të dëshpëruar në kushtet e një varfërie të madhe, që prek më shumë të persekutuarit. Ne jemi pro protestave të qytetarëve, ku kërkojnë t’u dëgjohet zëri, por jemi kundër protestave ekstreme që i bëjnë keq vetes”, tha Totozani.

Fier, i papuni i dëshpëruar shkrumboi me zjarr makinën e kreut të komunës.

Postuar në 24 Prill, 2014 05:59

Një person në gjendje të dehur akuzohet se i vuri flakën mbreme makinës tip Lande Rover, prone e kryetarit të komunës Fratar ne Fier, Astrit Sejdini .

Mbrëmjen e djeshme, pak orë pas ngjarjes, policia identifikoi autorin e krimit. Sipas policisë se Mallakstrës, kryetari së bashku më disa miq të tij ndodheshin në një lokal te fshatit kohën që mjeti i parkuar u shkrumbua.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara