Shpërthen granata, plagoset minatori në Bulqizë.

Postuar në 24 Prill, 2014 15:38

Një minator është plagosur sot në minierën e Bulqizës, si pasojë e shpërthimit të një granate, e cila përdorej për hapjen e njësive të reja të kromit.
Policia ka thënë se i plagosuri është shtetasi Petrit Gjoni, 54 vjeç.
Ai është dërguar fillimisht në Spitalin e Bulqizës, por mjekët e këtij spitali kanë rekomanduar dërgimin e tij në Spitalin  Ushtarak në Tiranë, pasi gjendja e tij paraqitej e rëndë.
54-vjeçari ndodhet në spital në Tiranë, ku mjekët thonë se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Bulqizës po heton në lidhje me ngjarjen, për të zbardhur shkaqet e vërteta që çuna në plagosjen e 54-vjeçarit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.