Arkiv-Lajme të përditësuara
Patos, ekzekutohet me armë emigranti 40-vjeçar në hyrje të banesës.
Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Patos. Policia ka thënë se shtetasi Nikolin Rrapaj, rreth 40 vjeç ka mbetur i vdekur pas disa të shtënave me armë zjarri.
Krimi mesohet se ka ndodhur ne lagjen “29 Marsi” te qytetit te Patosit mbremjen e te shtunes.
Viktima, babai i tre femijeve eshte qelluar me arme zjarri ndersa policia eshte nisur drejt vendit te ngjarjes menjehere pas njoftimit te marre ne sallen operative.
Viktima mesohet se kishte vetem pak kohe qe ishte kthyer nga emigrimi jashte vendit.
Radhë të gjata në pikat kufitare Kosovë-Serbi.
Lëvizjet drejt pikave kufitare Kosovë-Serbi po zhvillohen shumë ngadalë.
Bashkë-atdhetarët që kanë ardhur nga Perëndimi për pushim në Kosovë thonë se janë lodhur duke pritur në kolona.
Kolonat janë krijuar qysh në orët e mëngjesit dhe mërgimtarët shprehen të lodhur me pritjen.
Ata për Klan Kosova kanë kritikuar qeverinë e Kosovës, e cila sipas tyre nuk po e zgjidh këtë çështje.
Këto radhë të gjata kryesisht po shkaktohen nga pala serbe e cila sipas udhëtarëve po vonohet gjatë procedurave të kontrollit.
Tiranë-Elbasan, reshjet e shiut bllokojnë përkohësisht tunelin.
Reshjet e shiut shkaktuan sot probleme në qarkullimin e mjeteve në aksin Tiranë-Elbasan.
Rruga e re është bllokuar për disa orë të shtunën ndërsa makinat janë detyruar të kalojnë nga rruga e vjetër derisa ka ndodhur rënia e nivelit të shirave në aksin që lidh tunelin e Krrabës me Elbasanin.
Problemet nisën që në fillimin e autostradës në aksin që lidh Mulletin me Ibën. Rritja e nivelit në nënkalim nuk lejonin futjen e mjeteve në autostradë.
Rruga Golem-Kavajё inspektohet nga Ministri Haxhinasto.
Ministri i Transportit dhe Infrastruktures Edmond Haxhinasto inspektoi segmentin rrugor Golem-Mali i Robit–Kavaje. Haxhinasto tha se duhet rishikuar cilesia e punimeve nepermjet makinerive me standarte te larta dhe pastaj do te pajiset me sinjalistike per te garantuar sigune rrugore.
Nderi i Inisit pёrballё ç’nderimit tё njё shoqёrie.
Nga Ermir Hoxha/ Dita
Dëshmia tronditëse në Mat: Me kufomën në shtëpi për 3 ditë.
Te gjesh nje vend per t’u varrosur ne ditet e sotme, po kthehet ne nje hall me te madh edhe se vete largimi nga jeta. Mund te duket absurditet, por banoret e fshatit Mallunxe te rrethit te Matit, nuk po gjejne dot vend per te varrosur te afërmit e tyre. Nje nga banoret Hajrie Murati sjell kete deshmi tronditese, kur pohon se pas vdekjes e ka mbajtur vajzen tre dite se pronari i tokes prane varrezave nuk e lejonte ta varroste.
Tiranë, policia: Eshtë plagosur vrasësi i pronarit të PUB-it në ish-bllok
Policia gjen gjurmë të nje përplasje të ashpër me armë në rrugën “Ali Demi” në Tiranë, ku mbeti i vrare Ariel Zenga, pronari i një PUB-i të njohur në zonën e ish-bllokut.
Hetuesit kane konfirmuar sot dyshimet se në vendngjarje ka mbetur i plagosur autori i kësaj vrasje Agron Goxhaj.
Sipas prokurorisë, rreth orës 22:00 të mbrëmjes së te premtes, banorët e zonës, kanë njoftuar sallën e policisë, për disa të shtëna armësh në hyrje të „tunelit“ të pallateve, pak metra sipër shkollës “1 maji”.
Falsifikuan zgjedhjet në Lezhë, arrestohen dy ish-komisionerët e Dajçit.
Dy ish-komisionerë të Komunës Dajç u arrestuan të shtunën nga policia e Lezhës me akuzën e manipulimit të zgjedhjeve lokale të vitit 2011.
Policia ka thene se te arrestuarit jane Gentian Kovaçi, 30 vjeç dhe LulzimPaloka, 27 vjeç të cilët kanë qenë komisionerë në në fshatin Dragushë të komunës Dajç.
Ata janë vënë në pranga ditën e sotme, ndërsa Gjykata e Lezhës i kishte dënuar më parë me 8 muaj burg për falsifikim dokumentesh.
Kapet me automatik në banesë, prangoset 52 vjeçari në Lezhë.
Nga strukturat e Komisariatit te Policise Lezhe, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Pjetër Nekaj, vjeç 52, banues në fshatin Spiten-Lezhë. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik mod.56, si dhe dy krëhëra me 59 fishekë.
Trafiku i drogës, Rama: Shkresa e SHISH-it vetëm dyshime dhe jo fakte e prova.
Vetëm dyshime dhe jo fakte e prova. Kështu e ka cilësuar Kryeministri Edi Rama, shkresën e Shërbimit Informativ Shtetëror, për përfshirje të Forcave të Armatosura në trafikun e lëndëve narkotike. I ftuar në emisionin “Debat +” në Vizion Plus, vetëm pak minuta më parë, Kryeministri deklaroi se nuk ka asnjë të dhëne të besueshme dhe të provuar që të flitet për një gjë të tille. Sipas tij është anormale që ata që deri dje kishin shtetin në dorë të transformohen në lukuni dhe të hidhen në sulm kundër Forcave të Armatosura.