Trafiku i drogës, Rama: Shkresa e SHISH-it vetëm dyshime dhe jo fakte e prova.

Postuar në 26 Prill, 2014 03:40

Vetëm dyshime dhe jo fakte e prova. Kështu e ka cilësuar Kryeministri Edi Rama, shkresën e Shërbimit Informativ Shtetëror, për përfshirje  të Forcave të Armatosura në trafikun e lëndëve narkotike. I ftuar në emisionin “Debat +” në Vizion Plus, vetëm pak minuta më parë, Kryeministri deklaroi se nuk ka asnjë të dhëne të besueshme dhe të provuar që të flitet për një gjë të tille. Sipas tij është anormale që ata që deri dje kishin shtetin në dorë të transformohen në lukuni dhe të hidhen në sulm kundër Forcave të Armatosura. Riorganizim i madh dhe çlirim për territorin e Shqipërisë, e cilësoi Rama reformën administrative. Konsensus 100% nuk ka tha Rama, por konsensus quhet ai me 84 vota ashtu si e ka parashikuar Kushtetuta. Kryeministri Edi Rama premtoi se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për familjarët. Ndërsa për debatin e hapur këto ditë për medikamentet, kreu i ekzekutivit theksoi se ato po shiten në Shqipëri me çmime më të ulëta se më parë. Reforma në Universitete ishte një tjetër temë në “Debat +”, për të cilën Rama tha se po hartohet nga një grup pune me ekspertë të fushës. Por ai nënvizoi se nuk do të ketë me Universitete me qëllime fitimi. Shefi i qeverise foli edhe për reformën në sistemin e drejtësisë. Ai u shpreh me terma të ashpra ndaj gjyqësorit, të cilin e quajti një korporatë të zhytur në korrupsion. Ndërsa lidhur me zhvillimet brenda Partisë Socialiste, Rama sqaroi se nuk ka kuptim të bëhen zgjedhje në parti, për sa kohë kryetari i është njëherësh Kryeministër, pasi ka fituar zgjedhjet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.