Tiranë-Elbasan, reshjet e shiut bllokojnë përkohësisht tunelin.

Postuar në 26 Prill, 2014 12:54

Reshjet e shiut shkaktuan sot probleme në qarkullimin e mjeteve në aksin Tiranë-Elbasan.
Rruga e re është bllokuar për disa orë të shtunën ndërsa makinat janë detyruar të kalojnë nga rruga e vjetër derisa ka ndodhur rënia e nivelit të shirave në aksin që lidh tunelin e Krrabës me Elbasanin.
Problemet nisën që në fillimin e autostradës në aksin që lidh Mulletin me Ibën. Rritja e nivelit në nënkalim nuk lejonin futjen e mjeteve në autostradë.
Probleme nga rrëshqitjet kishte edhe në rrugën e vjetër ku ishte devijuar lëvizja për shkak të problemeve në autostradën Tiranë-Elbasan.
Rënia e nivelit të shirave pasdite solli funksionimin të tunelit të Krrabës deri në Elbasan.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.