Arkiv-Lajme të përditësuara
Zdravko Çoliç: Kosova e lirë është realitet! Nuk kam pse kërkoj falje.
Është këngëtari Zdravko Çoliç që sërish shkakton debate në publikun shqiptar. Këtë herë përmes një interviste që publikohet në Panroama ai thotë se “ardhja ime në Tiranë për herë të parë zgjoi interest ë jashtëzakonshëm. Mora pjesë në Klan me një orë e më shumë intervistë duke kënduar gjithashtu edhe hitet e mia më të mëdha.Publiku më priti me ovacione. Isha i mahnitur kur kam parë para hotelit turmën e femrave shqiptare që dëshironin të kishin fotografi dhe të merrnin autografe. Ishin grumbulluar që në shtatë të mëngjesit e kanë pritur deri në ora dhjetë kur ne arritëm.
Relacioni i projektligjit mbi TVSH-në.
Draft Projekt-Ligji “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” është hartuar në kuadër të Projektit IPA 2007 (Mars 2010-Maj 2012) “Mbështetje për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve” të Shqipërisë për përafrimin e legjislacionit vendas me Acquis Communitaire, të financuar dhe mbështetur nga Zyra Komisionit të Bashkimit Europian, Tiranë, në përputhje me kontratën e binjakëzimit Al/2007/IB/FI/01, në zbatim të komponentit 1, Harmonizimi i legjislacionit.
Falsifikuan raportet, disa mjekë e infermierë në policinë e Tiranës.
Disa mjekë dhe infermierë u shoqeruan sot nga policia e Tiranës pasi dyshohen për falsifikim të raporteve mjekësore.
Shoqerimi i tyre është bërë gjatë një operacioni të zhvilluar në orët e pasdites së sotme nga antikrimi ekonomik në disa poliklinika në Tiranë.
Policia bën me dije se vijon operacioni për kapjen e autorëve të tjerë, ndërsa pritet që në orët në vijim policia të japë detaje mbi arrestimet.
Tiranë, arrestohet i dënuari me 8 vjet burg për trafik droge.
Një person i kërkuar për trafik droge është arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës.
Burimet zyrtare thanë se më datë 25.04.2014 rreth orës 10.15 në rrugën “Don-Bosko” në Tiranë, nga Sektori i Forcës Operacionale dhe Kërkimit, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim Viktor Prek Shkoza, 23 vjec, lindur dhe banues në Lezhë.
S`i japin leje, vajza 17-vjeçare hidhet nga kati i tretë i shkollës në Tiranë.
Në orët e mesditës një ngjarje e rëndë ndodhi në shkollën “Aleks Buda” në kryeqytet.
Një vajzë, 17 vjeçe, mësohet se u hodh nga kati i tretë i godinës së shkollës që ndodhet në zonën e Laprakës.
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 12.15 te se premtes.Dyshohet se vajza me inicialet D.E është vetëhedhur pasi nuk iu dha leje nga nëndrejtori i shkollës dhe nga mesuesja për t’u larguar per disa ore nga mesimi.
Gjimnazistja e demtuar është dërguar në spital me fraktura ndërsa po i nënshtrohet ndërhyrjes mjekësore.
Fotoja në stadiumin e Realit, Taulant Balla: Shihni udhëtimet e djalit të Berishës.
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur per foton e publikuar në stadiumin “Santiago Bernabeu”, ku ai eshte sjfaqur me bashkëshorten e tij duke ndjekur ndeshjen Real Madrid-Bayern.
Balla ka thene se në atë ndeshje përveç tij kanë qenë edhe deputetë të Partisë Demokratike dhe se shpenzimet në një aktivitet të tillë janë më të lirë se një udhëtim në Maldive.
Ai ka akuzuar djalin e ish-kryeministrit per shpenzime te tilla marramendese jashte shtetit.
Bashkia e Tiranës: Prefekti Vorpsi, “vegël” e Ramës
Bashkia e Tiranës ka reaguar të premten me një deklaratë për mediat, pas deklaratës së Prefektit Sadi Vorpsi, per mos angazhim te policise bashkiake ne luften ndaj canabisit.
Në deklaratë thuhet se “Prefekti “vegël” e Ramës për bllokimin e buxhetit, flet sot për bashkëpunim. Injoranca e prefektit nuk njeh kufi. Policia Bashkiake nuk ka asnjë kompetencë për të kontrolluar trafikun e drogës dhe shpërndarjen e saj në shkollat e Tiranës, qe është kthyer në një shqetësim të jashtëzakonshëm muajt e fundit dhe as kultivimin e saj në komunat përreth Tiranës”
Topi: Kryereforma urgjente të nisë nga sistemi i drejtësisë.
Gjatë takimit me strukturat e partisë në qytetin e Librazhdit, kreu i FRD, Bamir Topi u ndal tek sistemi i drejtësisë i cili, sipas tij, ka probleme të mëdha.
Kryereforma urgjente për t’u kryer, nënvizoi Bamir Topi është ajo në sistemin e drejtësisë për të cilën prej 20 vitesh bëhen debate pa vlerë.
Ndërsa për Reformën Territoriale Topi tha se FRD ka një pozicionim të qartë pro saj, pasi e konsideron te domosdoshme dhe urgjente. Ndërsa qëndrimin e opozitës në lidhje me këtë reformë, ish presidenti Topi, e përkufizoi si “kapricioz”.
Panariti: Perimet e freskëta shqiptare nga Divjaka eksportohen në 18 vende të BE.
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, zhvilloi një vizitë në një pikë grumbullimi në Divjakë, pikë e cila u blen prodhimin gjithë fshatrave të zonës dhe i dërgon për eksport. Ministri Panariti u shpreh i impresionuar nga fakti se nga kjo pikë grumbullimi, perimet dhe frutat e freskëta të Divjakës dhe Lushnjës shkojnë për eksport në 18 vende të BE dhe të Lindjes.
KLD, bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, i shoqëruar nga anëtarët e KGJK-së, priti në një takim të enjten në Kosovë, një delegacion të Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Shqipërisë, të kryesuar nga zëvendëskryetari, Elvis Çefa, i shoqëruar nga anëtarë të tjerë të KLD-së.
Qëllim i vizitës në Kosovë i përfaqësuesve të KLD-së ishte thellimi i bashkëpunimit me institucionet e Kosovës e në veçanti të sistemit gjyqësor, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e sundimit të ligjit në të dyja vendet.