Topi: Kryereforma urgjente të nisë nga sistemi i drejtësisë.

Gjatë takimit me strukturat e partisë në qytetin e Librazhdit, kreu i FRD, Bamir Topi u ndal tek sistemi i drejtësisë i cili, sipas tij, ka probleme të mëdha.
Kryereforma urgjente për t’u kryer, nënvizoi Bamir Topi është ajo në sistemin e drejtësisë për të cilën prej 20 vitesh bëhen debate pa vlerë.
Ndërsa për Reformën Territoriale Topi tha se FRD ka një pozicionim të qartë pro saj, pasi e konsideron te domosdoshme dhe urgjente. Ndërsa qëndrimin e opozitës në lidhje me këtë reformë, ish presidenti Topi, e përkufizoi si “kapricioz”.
Në fund të fjalës së tij Bamir Topi tha se opozita e sotme është në kaos për shkak të mungesës së demokracisë së brendshmë të saj, kjo, sipas tij, është edhe arsyeja që ajo i është larguar kausës kryesore, si parti e djathtë.
Add new comment