Bashkia e Tiranës: Prefekti Vorpsi, “vegël” e Ramës

Bashkia e Tiranës ka reaguar të premten me një deklaratë për mediat, pas deklaratës së Prefektit Sadi Vorpsi, per mos angazhim te policise bashkiake ne luften ndaj canabisit.
Në deklaratë thuhet se “Prefekti “vegël” e Ramës për bllokimin e buxhetit, flet sot për bashkëpunim. Injoranca e prefektit nuk njeh kufi. Policia Bashkiake nuk ka asnjë kompetencë për të kontrolluar trafikun e drogës dhe shpërndarjen e saj në shkollat e Tiranës, qe është kthyer në një shqetësim të jashtëzakonshëm muajt e fundit dhe as kultivimin e saj në komunat përreth Tiranës”
“Bashkia e Tiranës ka qenë e para që ka dhënë kontributin e saj për sigurinë në shkolla. Në 48 shkolla, 9-vjeçare dhe të mesme janë vënë elementë të sigurisë rrugore. Në 13 shkolla të mesme të përgjithshme të qytetit të Tiranës janë instaluar kamerat e sigurisë për vëzhgimin e perimetrit të shkollave. Çdo drejtori shkolle monitoron nga zyra e drejtorit në kohë reale ambientet e jashtme të shkollës, 24 orë ditë dhe natë, për 365 ditë të vitit”, thuhet në deklarate.
“Bashkia e Tiranës i ka bërë thirrje dhe pret bashkëpunimin e drejtorisë së Policisë, për lidhjen e imazherisë së këtyre kamerave me Dhomën Operacionale të Policisë së Shtetit në Tiranë. Sot, nxënësit dhe qytetarët e Tiranës presin nga prefekti zhbllokimin e buxhetit, qe parashikon përmirësimin e kushteve në shkolla, kopshte dhe çerdhe, ndërtim të rrugëve, shtim të hapësirave të gjelbra, përmirësim të cilësisë së jetës së tyre”, përfundon deklarata.
Add new comment