Zdravko Çoliç: Kosova e lirë është realitet! Nuk kam pse kërkoj falje.

Postuar në 26 Prill, 2014 03:37

Është këngëtari Zdravko Çoliç që sërish shkakton debate në publikun shqiptar. Këtë herë përmes një interviste që publikohet në Panroama ai thotë se “ardhja ime në Tiranë për herë të parë zgjoi interest ë jashtëzakonshëm. Mora pjesë në Klan me një orë e më shumë intervistë duke kënduar gjithashtu edhe hitet e mia më të mëdha.Publiku më priti me ovacione. Isha i mahnitur kur kam parë para hotelit turmën e femrave shqiptare që dëshironin të kishin fotografi dhe të merrnin autografe. Ishin grumbulluar që në shtatë të mëngjesit e kanë pritur deri në ora dhjetë kur ne arritëm. Sëbashku me stafin tim kemi qenë mysfirë në Shkodër te Salvador Kaçaj, ish futbollist, patëm takim edhe me ish-Presidentin Bamir Topi. Politikën nuk e kemi përmendur fare, nuk e di pse është bërë aq shumë bujë në këtë drejtim. Për sa i takon kërkesës për falje, unë personalisht as kam vrarë e as kam prerë njeri. Janë të tjerë ata që duhet të kërkojnë falje. Faljen unë e kërkova me ardhjen në Tiranë ku prezenca ime tregoi se nuk kam asgjë kundër shqipatrëve. Kosova e lirë është realitet. Sado e dhimbshme të jetë për dikë, duhet pranuar kjo gjë në kohën modern”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.