S`i japin leje, vajza 17-vjeçare hidhet nga kati i tretë i shkollës në Tiranë.

Në orët e mesditës një ngjarje e rëndë ndodhi në shkollën “Aleks Buda” në kryeqytet.
Një vajzë, 17 vjeçe, mësohet se u hodh nga kati i tretë i godinës së shkollës që ndodhet në zonën e Laprakës.
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 12.15 te se premtes.Dyshohet se vajza me inicialet D.E është vetëhedhur pasi nuk iu dha leje nga nëndrejtori i shkollës dhe nga mesuesja për t’u larguar per disa ore nga mesimi.
Gjimnazistja e demtuar është dërguar në spital me fraktura ndërsa po i nënshtrohet ndërhyrjes mjekësore.
Sipas te dhenave te deritanishme, pretendohet se vajza ka pasur nje problem familjar dhe per kete aresye ka kerkuar lejen e cila nuk i eshte dhene.
Policia ka thene se shkoi ne vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e krimit.
Add new comment