Arkiv-Lajme të përditësuara
Sulmi ndaj fëmijëve të kreykomunarit, PD: Të zbardhet ngjarja, Rama mos të hesht.
Selia e Partisë Demoktratike ka reaguar në lidhje me sulmin e ndodhur sot ndaj fëmijëve të kryekomunarit të Farkës, Fatbardh Plakut. Në një deklaratë për shtyp, Keltis Kruja, Deputet i PD bëri me dije se sulmi i ndodhur sot ndaj dy fëmijëve, është tepër i rëndë.
“Djali 19-vjeçar i kryekomunarit, po merrte nga shkolla të vëllain por rrugës janë qëlluar. Ky krim është i dyti brenda muajt, por ende nuk është zbardhur krimi. Këtë atk PD e konsidenton akt të paprecendent.”- bëri me dije Kruja.
Aksident në hyrje të tunelit Tiranë-Elbasan, vdes vajza, dy të plagosur.
Një vajzë ka vdekur sot si pasojë e një aksidenti të ndodhur në hyrje të tunelit të rrugës Tiranë-Elbasan.
Aksidenti rrugor i ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, ka rezultuar fatal për një vajzë 21-vjeçare, ndërkohë që dy persona kanë mbetur të plagosur.
Aksidenti raportohet të ketë ndodhur pranë Qafë Krrabës, ku një mjet i tipit BMË ka dalë nga rruga.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, nëse ka pasur ndikim lagështira në rrugë apo një pakujdesi e drejtuesit të mjetit, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton ngjarjen
Tiranë, sulm me granatë tek “Komuna e Parisit”, nuk ka pasoja.
Një sulm me granate ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet në zonën e “Komunës së Parisit”.
Rreth orës 15.30, një granatë është hedhur ne nje dyqan veshmbathjesh ne kete zone, por nuk ka shperthyer.Policia ka mberritur menjehere ne vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar objektin prane te cilit eshte hedhur granata.
Policia ka bere me dije se objekti nuk ka shperthyer ndersa ne vendin e ngjarjes kane shkuar xhenieret per caktivizimin e mjetit plases.
Legalizimet, Gjermeni: Opozita të kërkojë falje për zvarritjen.
Projektligji për legalizimet i qeverisë Rama është kundërshtuar në Komisionin e Ekonomisë nga demokratët të cilët e kanë cilësuar një ligj demagogjik sa për të larë duart me premtimin e dhënë.
Sipas opozitës Kryeministri Rama nuk po bën legalizime falas pasi falas bëhen vetëm disa dokumente dhe jo pronësia e tokës. Ish ministri Bode theksoi se edhe procedura falas për qytetaret përkthehet në një kosto për ish-pronarët pasi 30% e vlerës së shpronësimit të tyre përdoret nga Aluizni.
Ish-të përndjekurit kallëzim penal ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ish-të përndjekurit politikë kanë ngritur një kallëzim penal për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe për ish-drejtues të policisë.
Sipas ish-të përndjekurve ky kallëzim është bërë për grevën e urisë të vitit 2012.
Ata pohojnë se, “tre persona prishën grevën e tetorit 2012”. Kallëzimi i ish-të përndjekurve është edhe për Flamur Nokën, Hysni Burgaj, Agron Kuliqi, E.Breçanin
Të shkarkuarit nga puna protestojnë tek Ministria e Mirëqenies Sociale.
Një grup i shoqatës së të larguarve nga puna pas zgjedhjeve të 23 Qershorit zgjodhën të protestojnë gjatë paradites së sotme përpara godinës së Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Drejtuesit e këtij grupimi thanë se kanë kërkuar të takohen me Kryeministrin për t’i shprehur atij pakënaqësinë për lëvizjet e pajustifikuara dhe tëmotivuara në shkaqe politike. “Rilindasit kanë shkarkuar punonjësit e administratës duke i lënë në mes të rrugës ndërsa punësojnë vetëm militantët e tyre politik”, u shpreh një prej protestuesve.
Krasniqi: Sistemi i drejtësisë ka dështuar.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë të dielën se themelimi i Gjykatës Speciale nuk do të ketë ndikim të mirë në imazhin e shtetit të Kosovës. Ai ka thënë se me ngritjen e kësaj gjykate do të harrohen krimet e vërteta që i ka bërë Serbia në Kosovë.
Arrestohet në Durrës, i kërkuari për vrasjen e biznesmenit në Tiranë.
Arrestohet ne Durres nje tjeter i kerkuar per vrasjen e biznesmenit Aurel Zenka, tri dite me pare ne zonen e “Ali Demit” ne Tirane.
Viktima qe u qellua me pistolete ishte pronar i nje pub-i ne zonen e ish bllokut dhe disa bizneseve te tjera ne Tirane.
Vrasja ka ndodhur per shkak te nje borxhi qe autoret i kishin biznesmenit.
Policia njofton se i kërkuari Edison Kajtazi është arrestuar diten e sotme në Durrës.
Mblidhet Komisioni për reformën, miraton planin e punës pa opozitën.
Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Territoriale është mbledhur mëngjesin e së hënës pa praninë e Partisë Demokratike dhe deputetëve të opozitës. Pavarësisht se vendet janë lënë në dispozicion, opozita ka zgjedhur të mos marrë pjesë duke e kushtëzuar këtë me tërheqjen e mazhorancës nga disa veprime që cilësohen prej saj si antiligjore.
Prishtinë, 5 mijë të papunë nga bllokimi i lejeve të ndërtimit.
Përfaqësues të shoqatës së ndërtuesve, kanë shprehur shqetësime për, siç shprehen, bllokimin e procesit të lëshimit të lejeve për ndërtim nga Komuna e Prishtinës. Ata kërkojnë nga kjo e fundit të gjejë një zgjidhje, në mënyrë që lejet të lëshohen në afatet e parapara me ligj. Por kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se çdo gjë është duke u zhvilluar në bazë të ligjit.