Mblidhet Komisioni për reformën, miraton planin e punës pa opozitën.

Postuar në 28 Prill, 2014 03:56

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Territoriale është mbledhur mëngjesin e së hënës pa praninë e Partisë Demokratike dhe deputetëve të opozitës. Pavarësisht se vendet janë lënë në dispozicion, opozita ka zgjedhur të mos marrë pjesë duke e kushtëzuar këtë me tërheqjen e mazhorancës nga disa veprime që cilësohen prej saj si antiligjore.

Në mbledhje, bashkëkryetari i mazhorancës në komision, deputeti Bashkim Fino, njohu anëtarët me planin e punës së komisionit dhe kërkoi votën e tyre për të miratuar kalendarin. Ndërkaq, Ministri i Çështjeve Vendore Bled Çuçi mbajti një fjalë rasti në komision për të paraqitur synimin që ka reforma dhe atë çka është bërë deri më tani për konsultimin me njësitë vendore dhe aktorët e interesit si kryetarët e bashkive dhe komunave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.