Arrestohet në Durrës, i kërkuari për vrasjen e biznesmenit në Tiranë.

Postuar në 28 Prill, 2014 03:59

Arrestohet ne Durres nje tjeter i kerkuar per vrasjen e biznesmenit Aurel Zenka, tri dite me pare ne zonen e “Ali Demit” ne Tirane.
Viktima qe u qellua me pistolete ishte pronar i nje pub-i ne zonen e ish bllokut dhe disa bizneseve te tjera ne Tirane.
Vrasja ka ndodhur per shkak te nje borxhi qe autoret i kishin biznesmenit.
Policia njofton se i kërkuari Edison Kajtazi është arrestuar diten e sotme në Durrës.
Ai ishte shpallur ne kerkim nga policia e cila deri tani ka vene ne pranga shtate persona, pese te dyshuar per pjesemarrje ne vrasje, nje deshmitar dhe nje te dyshuar si ndihmes i autoreve.
Deklatrata e policise
Policia e Tiranës në bashkëpunim Drejtorinë e Policisë Qarku Durrës dhe Forcat Speciale RENEA bënë të mundur kapjen e autorëve të dyshuar të vrasjes së shtetasit Ariel Zanka.
Pas marrjes së informacioneve, u organizua puna mbi lokalizimin e vendodhjes së tyre, të cilët u kapën në afërsi të vendit të quajtur “Kali i Trojës” në qytetin e Durrësit, nga ku u bë arrestimi :
1. Agron Agim Goxhaj, 36 vjec, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje,
2. Artan Fredi Hasani, 42 vjec, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë krimet ndaj jetës dhe prodhim për shitje municionesh luftarake,
3. Enton Sazan Sada (Ibrahimi), 41 vjec, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje me paramendim,
4. Alket Elmas Halitaj, 42 vjec, lindur dhe banues në Tiranë,
Shtetasit e sipërpërmendur në bashkëpunim me njëri tjetrin sëbashku me shtetasin Edison Kajtazi (i shpallur në kërkim), janë autor të vrasjes së shtetasit Ariel Zanga e ndodhur dy ditë më parë në rrugën “Ali Demi” Tiranë.
Nga hetimet e kryera dyshohet se motiv i kësaj ngjarje është një llogari e pashlyer përmes viktimës dhe autorëve.
Shtetasit u arrestuan për veprat penale të “Vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga nenet 78-25 dhe 278/2 të K.Penal.
Po ashtu është bërë ndalimi i shtetasit Andi Veshi për veprën penale të “Përkrahje të autorit të krimit” parashikuar nga neni 302 i K.Penal.
Gjithashtu në lidhje më këtë ngjarje më datë 26.04.2014 është bërë edhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Besnik Flamur Mansaku, 37 vjec, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi është bërë për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit” Neni 300 i K.P.
Dje policia deklaroi se kishte shpallur ne kerkim shtetasin Edison Kajtazi i cili deri sot i kishte shpetuar arrestimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.