Arkiv-Lajme të përditësuara

SHBA, popullariteti i Obamës në rënie të ndjeshme.

Postuar në 29 Prill, 2014 09:41

Niveli i popullaritetit të presidentit amerikan, Barack Obama është në rënie të ndjeshme, pasi shumica e amerikanëve nuk janë dakord me politikën e tij për çështjet e ekonomisë dhe të shëndetësisë si dhe menaxhimin e krizës në Ukarinë, sipas një sondazhi të ri.
”Niveli i miratimit të presidentit amerikan ra në 41 për qind në prill kundrejt 46 për qind gjatë tremujorit të parë të vitit”, sipas një hetimi të “Uashington Post” dhe “ABC News” të publikuar dje. Niveli i mospranimit është në 52 për qind kundrejt 50 për qind që ishte në fillim të vitit 2014.

Arratiset nga burgu i Zvicrës 25 vjeçari shqiptar.

Postuar në 29 Prill, 2014 09:37

Kontejnerët që shërbejnë si qeli burgu janë të vendosura në sallë të madhe e të mbyllur, kështu që shqiptarit gjatë ikjes i është dashur të kalonte dy pengesa.

Një shqiptar 25 vjeçar ka ikur nga burgu provizor, një kontejner në Liestal, kantoni Baselland, ku ndodhej në burgun për hetime, si i dyshuar për tregti me drogë. Siç bën të ditur drejtoria për siguri e kantonit ai ka realizuar ikjen pa përdorur dhunë ndaj të tjerëve.

Transportohej me mushka për Greqi, bllokohen 700 kg drogë në Sarandë.

Postuar në 29 Prill, 2014 08:05

Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike është bllokuar nga policia në Sarandë. Policia ka thënë se më datë 28.04.2014 nga Strukturat e Komisariatit të Policisë së Rendit Sarandë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë dhe agjensi të tjera ligjzbatuese është marrë informacion në rrugë operative se një sasi e konsiderueshme lënde narkotike ishte transportuar në fshatin Varfaj, Delvinë me qëllim për tu trafikuar në drejtim të Greqisë.

Bulqizë, shpërthimi në makinë, dyshohet për shkak të divorcit.

Postuar në 29 Prill, 2014 07:55

Policia lokale ka dyshime konkrete për lëndën plasëse të vendosur në një makinë ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të së martës në Bulqizë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Gjeologu” të qytetin, ndërsa lënda shpërthyese ishte vendosur në një automjet tip “Mercedez Benz” në pronësi të shtetasit Ardjan Duriçi.
Shpërthimi i mjetit që ishte i parkuar para banesës së Duriçit, fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Peshkopi, ndalohet pedagogu 23-vjeçar, merrte para në këmbim të notës.

Postuar në 29 Prill, 2014 05:23

Policia e Peshkopisë ka ndaluar sot një pedagog në universitetin ”Aleksandër Moisiu”, filiali Peshkopi pasi merrte shuma të konsiderueshme parash në këmbim të notës.

Ai është Fatmir Çeka, vjeç 23, banues në rrethin e Matit, me detyrë pedagog i jashtëm.

Konflikt për pronen, sulm me granatë mes kushërinjve në Has.

Postuar në 29 Prill, 2014 04:50

Një person është vënë në pranga nga policia e Hasit, pasi dyshohet se ka hedhur një granatë dore në banesën e kushëririt të tij, pa shkaktuar të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti pronësie mes dy kushërinjve në fshatin Helshan.

Kushërinjtë janë konfliktuar sërish mbrëmjen e djeshme dhe më pas shtetasi Sokol Brasha ka hedhur një granatë dore në banesën e kushëririt të tij M.Brasha.

Nga shpërthimi nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë policia ka arrestuar shtetasin Sokol Brasha dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Tiranë, arrestohet polici i dehur, dhunoi shoferin e betonieres.

Postuar në 29 Prill, 2014 04:09

Një efektiv policie është arrestuar sot pasi ka dhunuar një drejtues mjeti. Polici ka qënë në gjendje të dehur në detyrë. Shërbimi i Kontrollit të Brendshem, ka  arrestuar në flagrancë shtetasi Xhevdet Ahmet Dedja, 46 vjec, lindur dhe banues në Petrelë, Tiranë, me detyrë punonjës policie në Komisariatin Nr.1.

Kontrabanda në Korçë, arrestohen dy doganierë.

Postuar në 29 Prill, 2014 04:07

Arrestohen dy doganierë të pikës kufitare të Goricës në Korçë. Ata u arrestuan në flagrancë pasi dyshohet se kanë kaluar një makinë me mallra kontrabandë.

Seksioni i Hetimit dhe Analizës së Rriskut në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Korçë vuri në pranga gjithashtu dhe dy drejtuesit e automjetit me mallra për të cilat nuk kishin asnjë faturë për shoqërim apo dokument zhdoganimi malli.
Te arrestuarit Nalton Moni, 37 vjeç dhe GezimGega, 46 vjeç të dy banues në fshatin Pojan Korçë.

Durres, sherr mes kushërinjve për antenën në tarrace, një i plagosur.

Postuar në 29 Prill, 2014 04:05

Konflikti për një antentë celulari të vendosur në taracën e njërit prej fqinjëve u bë shkak i nje sherri me pasoje plagosje midis dy familjeve ne Durres.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në lagjen numër 1 të qytetit pranë zonës sënjohur si “Kodër Vilë”.

Pjetër Tosku 48 vjeç, u qëllua me armë zjarri, nderkohe qe policia arrestoi fqinjin e tij  Mirash Lepuri në tentativë për tu larguar drejt Kavajës,  në zonën e plazhit.

Autori deshmoi se antenna ne tarracen e pallatit po bëhej shkak për sëmundjen e fëmijëve.

Grabitja e bankës në Tiranë në 2005, ekstradohet nga Zvicra Musli Mehmetaj.

Postuar në 28 Prill, 2014 12:57

Ekstradohet nga Zvicra në Shqipëri personi i kërkuar për grabitjen e bankës amerikane në Tiranë në vitin 2005.
Burimet zyrtare kanë thënë se nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, më datën 28.04.2014, u krye ekstradimi nga Zyrih, Zvicër drejt vendit tonë, i shtetasit  Musli Beqir Mehmetaj, vjeç 39, nga në Peja, Kosovë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara