Peshkopi, ndalohet pedagogu 23-vjeçar, merrte para në këmbim të notës.

Policia e Peshkopisë ka ndaluar sot një pedagog në universitetin ”Aleksandër Moisiu”, filiali Peshkopi pasi merrte shuma të konsiderueshme parash në këmbim të notës.
Ai është Fatmir Çeka, vjeç 23, banues në rrethin e Matit, me detyrë pedagog i jashtëm.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë për veprat penale ”Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe ”Mashtrim”. Nga hetimet e kryera nga strukturat e Sektorit për Krimin Ekonomik dhe Financiar, ka rezultuar që ky shtetas duke qenë në detyrën pedagogut të jashtëm në universitetin ”Aleksandër Moisiu” filiali Peshkopi, iu merrte studentëve të këtij universiteti shuma të konsiderueshme parash të cilat varionin deri në 15.000 lekë, në këmbim të notës kaluese.
Nga hetimet e deritanishme, janë arritur të identifikohen dhe dokumentohen nëntë raste ku ky shtetas iu kishte marrë studentëve të këtij universiteti shumën prej 15.000 lekë të reja duke iu premtuar një notë kaluese.
Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme, ndërkohë po punohet për identifikimin dhe dokumentimin edhe të rasteve të tjera korruptive në të cilat dyshohet se ky pedagog ishte implikuar.
Add new comment