Transportohej me mushka për Greqi, bllokohen 700 kg drogë në Sarandë.

Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike është bllokuar nga policia në Sarandë. Policia ka thënë se më datë 28.04.2014 nga Strukturat e Komisariatit të Policisë së Rendit Sarandë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë dhe agjensi të tjera ligjzbatuese është marrë informacion në rrugë operative se një sasi e konsiderueshme lënde narkotike ishte transportuar në fshatin Varfaj, Delvinë me qëllim për tu trafikuar në drejtim të Greqisë.
Menjëherë është organizuar një operacion i përbashkët policor i koduar “SOPOT 2014” ku si rezultat i të cilit reth orës 10:00 të datës 29.04.2014 është bërë e mundur që në fshatin Varfaj dhe pikërisht në vendin e quajtur Bushec të gjenden dhe të sekuestrohen rreth 17 canta të mbushura me rreth 700 kg lëndë narkotike “Canabis sativa” të fshehura nëpër shkure.
Policia ka thënë se mendohet që lënda narkotike të jetë transportuar deri atje me kafshë (mushka) dhe më pas do të trafikohej në drejtim të Greqisë.
Nga policia thuhet se po punohet për identifikimin e autorëve të këtij rasti Trafikimi lëndësh narkotike të mbetur në tentativë.
Materialet procedurale do ti referohen organit të Prokuorisë për ndjekje të mëtejshme të veprimeve hetimore.
Add new comment