Arratiset nga burgu i Zvicrës 25 vjeçari shqiptar.

Postuar në 29 Prill, 2014 09:37

Kontejnerët që shërbejnë si qeli burgu janë të vendosura në sallë të madhe e të mbyllur, kështu që shqiptarit gjatë ikjes i është dashur të kalonte dy pengesa.

Një shqiptar 25 vjeçar ka ikur nga burgu provizor, një kontejner në Liestal, kantoni Baselland, ku ndodhej në burgun për hetime, si i dyshuar për tregti me drogë. Siç bën të ditur drejtoria për siguri e kantonit ai ka realizuar ikjen pa përdorur dhunë ndaj të tjerëve.

Me gjithë angazhimin e qenve policorë, hetuesit, deri në këtë orë ende nuk kane mundur t`i bien në gjurmë të ikurit. Pasi që ai duke të jetë lënduar gjatë ikjes, Janë gjetur gjurmë gjaku) për rastin janë njoftuar edhe spitalet e afërta.

Mbetet ende e paqartë mënyra se si i riu, i gjatë vetëm 1.64 m. ka mundur të ikë. Kjo është objekt i hetimeve të mëtejme.

Kontejnerët që shërbejnë si qeli burgu janë të vendosura në sallë të madhe e të mbyllur, kështu që shqiptarit gjatë ikjes që ka ndodhur mbrëmë në orën 22 i është dashur të kalonte dy pengesa.

Sipas drejtorisë për siguri, kriteret e sigurisë në burgun e improvizuar do të ashpërsohen edhe pse ky do të jetë muaji i fundit para heqjes së tij, shkruan basellandschaftliche Zeitung.ch

Nga fundi i majit do të jetë e gatshme ndërtesa e burgut në Muttenz e cila do të zëvendësojë kontejnerët që ishin ngritur në Liestal mungesë të vendeve për të burgosurit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.