Tiranë, arrestohet polici i dehur, dhunoi shoferin e betonieres.

Një efektiv policie është arrestuar sot pasi ka dhunuar një drejtues mjeti. Polici ka qënë në gjendje të dehur në detyrë. Shërbimi i Kontrollit të Brendshem, ka arrestuar në flagrancë shtetasi Xhevdet Ahmet Dedja, 46 vjec, lindur dhe banues në Petrelë, Tiranë, me detyrë punonjës policie në Komisariatin Nr.1.
Arrestimi i ti u krye sepse rreth orës 14.30, në rrugën dytësore Farkë – Krabë, në fshatin Dobreshë, ka ndaluar në mënyrë arbitrare automjetin betoniere, me targa TR 1065 N, me drejtues shtetasin G.B, duke ushtruar dhunë ndaj tij.
Nga kryerja e veprimeve hetimore e proçeduriale rezultoi, se veprimet punonjësit e policisë ishin nën efektin e alkoolit.
Deshmia e shoferit
“Hap bagazhin, zotëria nxjerr një shkop bejsbolli e fillon dhe më qëllon. Në momentin që më kërkoi leje qarkullimi dhe patentë ishte i pirë, nga ajo unë refuzova t’ia jap, ia tregova nga larg. Më goditi në dorë, në këmbë dhe këtu në kokë me shkop bejsbolli. E mora vesh më vonë që është i plotfuqishmi i zonës këtu”, tha shoferi i dhunuar.
Sipas dëshmisë së shoferit të dhunuar, inspektori i policisë edhe herë të tjera ka kryer veprime të tilla tej dispozitave që i jep ligji, duke ushtruar presion ndaj banorëve të zonës.
Add new comment