Grabitja e bankës në Tiranë në 2005, ekstradohet nga Zvicra Musli Mehmetaj.

Postuar në 28 Prill, 2014 12:57

Ekstradohet nga Zvicra në Shqipëri personi i kërkuar për grabitjen e bankës amerikane në Tiranë në vitin 2005.
Burimet zyrtare kanë thënë se nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, më datën 28.04.2014, u krye ekstradimi nga Zyrih, Zvicër drejt vendit tonë, i shtetasit  Musli Beqir Mehmetaj, vjeç 39, nga në Peja, Kosovë.
Sipas policisë, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga nenet 136/2, 28/4, 333/a dhe  278/2 të Kodit Penal.
I ekstraduari Musli Mehmetaj, më datë 06.08.2005, në bashkëpunim me katër persona të tjerë ka vjedhur me armë filialin e Bankës Amerikane të Shqipërisë.
Policia tha se si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Bern, Zvicër, u bë i mundur ekstradimi i tij drejt vendit tonë.
Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.