Arkiv-Lajme të përditësuara
Kryebashkiaku Basha padit prefektin për buxhetin e Tiranës.
Konflikti Bashki e Tiranës-Prefekturë për çështjen e buxhetit shkon në Gjykatën Administrative.Konfirmimi i pjesshëm i ligjshmërisë që ka bërë Prefekti i Qarkut Tiranë, Sadi Vorpsi, për vendimin e marrë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës në datë 26 shkurt është për gjykim në Gjykatën Administrative të Tiranës. Padia është bërë nga Bashkia e Tiranës dhe seanca e parë gjyqësore është sot në orën 12:30.
Elbasan, tentoi të vrasë me thikë, arrestohet 19-vjeçari.
Një person është rrezikuar të vritej me thikë ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.
Policia ka thënë se një 19-vjeçar tentoi të qëllonte me thikë Edmond Topuzin.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës18:15, në lagjen “Beqir Dardha” të qytetit të Elbasanit.
Policia ka thënë se ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, Esmerald Meta, 19 vjeç.
Mësohet se 19-vjeçari tentoi të qëllonte me thikë shtetasin Edmond Topuzi.
Vodhën 6 milionë euro me rimbursimin e TVSH, nën akuzë 8 ish-zyrtarë të Tatimeve.
Tetë ish zyrtarë të Tatimeve akuzohen nga Prokuroria për vjedhjen e 6 milionë eurove me një skemë mashtruese rimbursimi të TVSH-së.
Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën Penale gjashtë ish-zyrtarë të Tatimeve dhe dy administratorë të kompanive private të dyshuar se janë përfshirë në një skemë mashtrimi me kompani fantazmë që mendohet se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 6 milionë euro.
Shiu shpëton buxhetin për energjinë.
Reshjet e fundit kanë përmirësuar situatën hidrike në kaskadën e Drinit, duke lehtësuar buxhetin nga barra urgjente për blerje masive energjie.
Të dhënat zyrtare nga KESH tregojnë se kuota e ujit në basenin e Fierzës është rritur në mbi 285 metër mbi nivelin e detit, kur në fillim të muajit ishte afër pikës minimale. Sipas KESH vetëm gjatë prillit rezervat hidrike në vend u rritën me mbi 50 për qind duke arritur në 920 gigavatore.
Ministria e Financave informon pёr ecurinё e pagesave pёr borxhet e prapambetura.
Ministria e Financave, Drejtoria e Pagesave ka publikuar se fundmi ne ueb (Programi / Shlyerja e Detyrimeve te Prapambetura) dy tabela shlyerjet edetyrimeve të prapambetura për rimbursimin e TVSH-së deri më dt. 24.04.2014 dhe shlyerjet e detyrimeve të prapambetura për investimet publike deri më dt .24.04.2014.
Aksidentohet makina nё Dukagjin, 3 tё plagosur drejt Tiranёs me helikoptёr.
Njё aksident automobilistik ndodhi pak minuta mё parё nё fshatin Ndreaj tё Dukagjinit. Mёsohet se njё makinё 4X4 ka dalё nga rruga e ka rёnё nё njё humnerё me thellёsi rreth 50 metra. Si rezultat mёsohet se tre personat qё ishin brenda mjetit kanё marrё plagё tё rёnda. Njё helikopter ёshtё nisur drejt zonёs pёr tё kryer transportimin e tyre pёr ndihmё tё specializuar nё Tiranё.
Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë kushte më të mira në punë.
Qeveri-KEK, duam asetet tona”, “ Parat tua në xhepa privat”, “ Alternativa, kthimi i punëtorëve në prodhim-KEK”, “ 10 vjet në vësh të shurdhër”, ishin pankartat e rreth 100 punëtorëve të mbrojtjes dhe sigurisë të KEK-ut, të cilët protestuan pikërisht me 1 Maj, Ditën e Punëtorëve, me kërkesë që të zgjidhet statusi i tyre dhe për kushte më të mira gjatë punës së tyre.
PD: Panairi i Ramës nuk e mbulon dot 1 majin më të vështirë për shqiptarët.
Partia Demokratike përmes deputetes Majlinda Bregu ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në panairin e Punës.
Në deklaratën e saj, deputetja Bregu tha se ky 1 maj e gjen Shqipërinë në ditën më të vështirë përsa i përket punësimit.
Prokuroria bllokon pronat e bandës së tritolit e vrasjeve me pagesë.
Prokuroria e Krimeve te Renda sekuestron pasurite e grupit te tritolit dhe vrasjeve me pagese. Krahas akuzave për akte terroriste, vrasje dhe vendosje eksplozivi Marjon Mitro e dy kushërinjte Genis e Andon Mëhillaj, po hetohen edhe për “pastrimit të parave”.
Te treve iu jane sekuestruar disa prona në Tiranë, Vlorë e Orikum, mes tyre truall, apartamente banimi, shtëpi private dhe llogari të ndryshme bankare.
“Të shkarkuarit nga puna”, Rama: Hyni te Panairi se keni 6 000 vende pune.
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, 1 Maji është përkujtuar sot nga qeveria duke realizuar një Panair Pune. Të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Punës, Erion Veliaj. Por festa u prish pak sekonda nga 2 protestuese të Shoqatës së të Shkarkuarve nga Puna.
Dy gratë kanë dashur të protestojnë në këtë event, por nxirren me forcë nga ambientet ku zhvillohej ceremonia.