PD: Panairi i Ramës nuk e mbulon dot 1 majin më të vështirë për shqiptarët.

Postuar në 01 Maj, 2014 09:38

Partia Demokratike përmes deputetes Majlinda Bregu ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në panairin e Punës.

Në deklaratën e saj, deputetja Bregu tha se ky 1 maj e gjen Shqipërinë në ditën më të vështirë përsa i përket punësimit.

“Teksa zyrtarisht është rritur numri i të papunëve në vend, kur prej 8 muajsh qeveria udhëheq një fushatë largimesh të paligjshme nga administrata duke dëmtuar mbi 7 mijë familje, dhe ndërsa biznesi privat shkurton çdo ditë stafin për shkak të taksave të larta dhe rënies së ekonomisë, Edi Rama organizon panaire dhe flet e flet pa fund, me një retorikë që nuk hap asnjë vend të ri pune, që nuk krijon as edhe një shans për përmirësimin e jetës që qytetarëve.

Sot në ditën e punës, qytetarët shqiptarë janë dhunuar sërish nga Edi Rama.

U dhunuan jo vetëm gratë që u nxorën me forcën e gardës nga aktiviteti qeveritar sepse prishën humorin e shefit, por u dhunuan të gjithë të papunët nga një propagandë tallëse e fyese deri në kockë, e një kryeministri që refuzon të dëgjojë e të shohë se çfarë po ndodh në realitet.

Në realitet, çdo ditë, burra e gra, të rinj e të reja, profesionistë të fushave, po humbin vendin e punës. Në realitet mijëra të rinj të papunë kanë humbur shpresën për një vend pune. Panairi i Ramës është një penel që nuk e zbukuron dot realitetin e zymtë të keqqeverisjes dhe paaftësisë së tij. Panairi i Ramës, nuk i mbulon dot të gjitha kotësitë e kësaj qeverie. Panairi i Ramës është veçse tallje oligarkësh që ju intereson vetëm pushteti i tyre”, thuhet në deklaratën e PD.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.