Arkiv-Lajme të përditësuara
Kamëz, i grabiti çantën me 650 mije lekë 53-vjeçarit, në kërkim autori.
Intensifikohen hetimet për grabitjen e pikës së skrapit në Kamëz të ndodhur mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40 në rrugën “Berluskoni” në Kamëz, ky një shtetas i armatosur me armë zjarri automatik i ka rrëmbyer një shtetasi çantën me 650 mijë lekë të reja. Fillimisht grabitësi ka shtënë me armë në ajër, dhe më pas i ka marrë çantën nën kërcënimin e armës, pronarit të pikës së skrapit në Kamëz, shtetasit H.M, 53 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Kamëz.
Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare shkrimtari Amik Kasoruho.
Ka ndërruar jetë shkrimtari, përkthyesi dhe publicisti, Amik Kasoruho në moshën 82-vjeçare nga nja atak kardiak.
Familjarët e shkrimtarit kanë bërë të ditur se Amik Kasoruho ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, rrugës për në spital.
Shkrimtari vuante nga një sëmundje në mëlçi, ndërsa mbrëmë ka pësuar disa komplikacione në zemër dhe ka ndërruar jetë pa shkuar në spital.
Veprat
Dita e Dëshmorëve, politika e ndarë edhe për homazhe.
Sot shënohet 5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Atdheut. Ashtu si çdo vit tjetër zhvillohet ceremonia zyrtare e homazheve në Varrezat e Kombit ku zyrtarë të politikës vendosin kurora me lule.
Si çdo vit, edhe këtë vit në Varrezat e Kombit janë organizuar dy ceremoni zyrtare dhe himni u ekzekutua dy herë.
Fillimisht të majtët kanë bërë nderimet tek monumenti i dëshmorëve, ‘Nënë Shqipëri’ dhe pas më shumë se 1 ore, homazhet i kryen edhe të djathtët.
Makina përplas biçikletën në rrugën e Tufinës, humb jetën një person.
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në rrugën e Tufinës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 tek Ura e Gjerosës, teksa një makinë me targa angleze tip BMW, ka përplasur për vdekje një person që po lëviste me biçikletë. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës, identiteti i të cilin nuk dihet ende, ka humbur menjëherë jetën, ndërsa autoambulanca e mbërritur në vendngjarje nuk ka mundur t'i vijë në ndihmë.
Gjenden pas 24 orësh 2 fëmijët natën e kaluan tek një shok.
Gjenden pas më shumë se 24 orësh në zonën e "Ali Demit" dy vëllezërit të mitur të moshës 9 dhe 11 vjeç që rezultonin të zhdukur prej mbrëmjes së ditës së djeshme në Shkozë të kryeqytetit.
Dy fëmijët, Doris P. dhe Abaz P. 9 dhe 11 vjeç janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe mësohet se natën e kanë kaluar në banesën e një shoku të tyre.
Ngjarja u bë alarmante kur u mësua se e ëma e tyre Dallëndysh P., ishte e arrestuar prej një viti për plagosje të rëndë në një tentativë vrasjeje.
Fier, fluks pacientësh në spital në periferi nuk ka mjek familje.
Spitali Rajonal i Fierit prej kohësh po përballet me një fluks pacientësh. Pacientët në mungesë të vizitave nga mjeku i familjes dhe mirëfunksionimit të qëndrave shëndetësore drejtohen për në urgjencën e spitalit rajonal
Kjo situatë sjell kaos në ambjentet e brëndshme të spitalit, ndërsa drejtoresha e kwtij institucioni ,Antoneta Dhima, argumenton në mënyrë të detajuar arsyet e këtij fenomeni.
Tiranë, dolën për të luajtur zhduken vëllezërit 9 dhe 11 vjeç.
Dy fëmijë të mitur të moshës 9 dhe 11 vjeç rezultojnë të zhdukur që prej mbrëmjes së ditës së djeshme në Shkozë të Tiranës.
Burime nga policia sqarojnë se dy vëllezërit Doris dhe Abaz P, 9 dhe 11 vjeç janë zhdukur orëve të mbrëmjes së ditës së djeshme në Shkozë ndërsa sot policia ka nisur kërkimet.
Familjarët që kanë denoncuar zhdukjen në polici, kanë sqaruar se dy fëmijët kanë dalë nga banesa në orën 09:00 të mengjesit të ditës së djeshme dhe për herë të fundit janë parë në orët e mbrëmjes.
Rinas, arrestohet një shtetas turk do ikte në Angli me pasaportë false.
Një shtetas turk është arrestuar në aeroportin e Rinasit, pasi i është gjetur pasaportë false. 30-vjeçari turk, Fatih Turker, udhëtonte me pasaporte bullgare të falsifikuar. Me pasaportën false me emrin Nikola Tonev dt.30.06.1985, Turker tentoi të ikte në Angli nga aeroporti i Rinasit.
Pas evidentimit të rastit, janë njoftuar uniformat blu të cilët kanë arrestuar 30-vjeçarin.
Fushë-Krujë, nuk ka më vend për varreza, banorët ankohen.
o vetëm kryeqyteti vuan mungesën e varreve, një problem i tillë është edhe ne qytetin e Fushë-Krujës.
Kjo problematike ka kohë që ka dalë në pah dhe situata tani është e tillë sa nuk do të ketë vend për të varrosur asnjë të vetëm.
Bashkia e qytetit ka projektuar vendin se ku do te blihen 2000 metra katrore tokë dhe për këtë janë planifikuar fondet, por edhe kjo sipërfaqe nuk e zgjidh problemin,ajo mund të shërbejë për një periudhë të shkurtër.
Korçë, kapen 97 kg drogë, pranga poseduesit, në kërkim 4 persona.
Një aksion i përbashkët i policisë së Korçës dhe asaj greke kanë bërë të mundur sekuestrimin e 97 kg kanabis sativa si dhe ka vënë në pranga poseduesin e saj, mbrëmjen e djeshme në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Kështu në pranga të policisë ka rënë 40 vjeçari Ylli Tango, ndërsa 4 persona të tjerë të cilët e shoqëronin kanë arritur të arratisen duke përfituar edhe nga errësira dhe moti i keq.
Droga e sekuestruar ishte e ndarë në 6 çanta me peshë 97 kg, dhe dyshohet se kishte si destinacion Greqinë.