Gjenden pas 24 orësh 2 fëmijët natën e kaluan tek një shok.

Postuar në 04 Maj, 2014 13:38

Gjenden pas më shumë se 24 orësh në zonën e "Ali Demit" dy vëllezërit të mitur të moshës 9 dhe 11 vjeç që rezultonin të zhdukur prej mbrëmjes së ditës së djeshme në Shkozë të kryeqytetit.

Dy fëmijët, Doris P. dhe Abaz P. 9 dhe 11 vjeç janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe mësohet se natën e kanë kaluar në banesën e një shoku të tyre. 

Ngjarja u bë alarmante kur u mësua se e ëma e tyre Dallëndysh P., ishte e arrestuar prej një viti për plagosje të rëndë në një tentativë vrasjeje. 

Fëmijët nuk u kthyen në banesë mbrëmjen e të shtunës dhe janë gjetur nga policia rreth orës 19:00 të mbrëmjes së të djersë.

Sipas policisë fëmijët ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë deklaruar se natën e kanë kaluar tek disa shokë të tyre. 

Policia raportoi se ka marrë në pyetje të gjithë personat që mund të kishin dijeni për zhdukjen prej 24 orësh të dy fëmijëve Dorisit dhe Abazit, për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Dy fëmijët pas arrestimit të mamasë, në një ngjarje të ndodhur në Kamëz në prill të vitit të kaluar, kanë qëndruar me dy gjyshërit nga e ëma, të cilët i kanë mbajtur për 8 muaj derisa babai i tyre u vendos me një banesë me qira pranë, në Shkozë dhe fëmijët qëndronin sa tek i ati tek gjyshërit nga ana e nënës.

ZHDUKJA E DY VËLLEZËRVE DJE

Dy vëllezërit të mitur të moshës 9 dhe 11 vjeç u zhdukën mbrëmjen së ditës së djeshme në Shkozë të Tiranës. Burime nga policia sqaruan se dy vëllezërit Doris dhe Abaz P, 9 dhe 11 vjeç janë zhdukur orëve të mbrëmjes së ditës së djeshme në Shkozë ndërsa sot policia ka nisur kërkimet. 

Familjarët që kanë denoncuar zhdukjen në polici, kanë sqaruar se dy fëmijët kanë dalë nga banesa në orën 09:00 të mëngjesit të ditës së djeshme dhe për herë të fundit janë parë në orët e mbrëmjes në një autobus së linjës së Uzinës së Autotraktorëve.

Pista e rrëmbimit është përjashtuar, ndërsa kërkimet janë përqendruar në atë të hakmarrjes, pasi një vit më parë nëna e tyre, Dallëndyshe P. ka plagosur një person në Kamëz. Prej një viti ajo vuan dënimin në burg për plagosjen.

ORA 17:00, GJYSHI: PËR HERË TË FUNNDIT FËMIJËT JANË PARË NË NJË AUTOBUS
Pas 24 orëve të zhdukjes së dy fëmijëve të mitur, 9 dhe 11 vjeç, gjyshi i tyre nga nëna në një intervistë në “A1 Report” tregoi se hera e fundit dy vëllezërit janë parë duke hipur në një autobus të linjës së autobusëve të Uzinës Autotraktor.

Familja ishte me origjine nga Dibra dhe si rrëfen gjyshi i fëmijëve për A1 Report , është njoftuar policia për humbjen e tyre pasi orët e para pas largimit te tyre, vëllezërit janë kërkuar tek familjaret e tyre.

Gjyshi i tyre, Veizi Mema tregoi për "A1Report" se dy djemtë e mitur kishin dalë nga banesa në orët e mëngjesit, rreth orës 09:00 pa asnjë lekë me vete. Kur gjyshërit i kanë kërkuar për të drekuar në orën 16:00, dy vëllezërit nuk janë parë përreth. Në këto momente, Veizi ka nisur t’i kërkoj djemtë nëpër shtëpitë e të afërmve por që nuk janë gjeturdhe më pas ka lajmëruar policinë.

PISTAT E HETIMIT

Policia që në fillim përjashtoi pistën e rrëmbimit të tyre por atë që lidhet me të ëmën e tyre.
 
Ne prill të një viti më parë, mamaja e dy fëmijëve Dallendyshe P. ka plagosur një person në Kamëz, krim për të cilin prej një viti po vuan dënimin në burg. 
 
Babai i fëmijëve kishte 4 muaj që i ishte bashkuar familjes ku jetonin dhe fëmijët e humbur. Fotot janë dërguar policisë së Tiranës nga babai. Kjo e fundit po kërkon në zona specifike sipas raporteve dhe dëshmive të të afërmve.  

Gjithashtu, gjyshi i tyre, Veizi Mema ka treguar se fëmijët kanë pasur një zënkë me babain e tyre dhe kjo mund të jetë arsyeja pse dy djemtë e mitur nuk janë kthyer në banesë por janë larguar në drejtim të paditur.

Ndërkohë, thuajse e gjithë Drejtoria e Policisë së Tiranës, u angazhua në kërkim të dy djemve. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.