Arkiv-Lajme të përditësuara
Dardhë e Korçës, grabiten shtëpitë e Ben Blushit dhe të Teodor Laços.
Sipas informacioneve nga Korça, të martën në darkë në fshatin turistik të Dardhës janë shkallmuar e vjedhur tri shtëpi turistike, pronarët e të cilave kalojnë aty stinën e verës. Njëra nga shtëpitë e vjedhura është e shkrimtarit dhe politikanit të mirënjohur Teodor Laço.
Thyerja e vjedhja e shtëpive në këtë fshat të preferuar turistik ka marrë përmasat e një epidemie. Vetëm në harkun kohor të tre muajve të fundit janë vjedhur rreth 20 shtëpi karakteristike, por dhe të ndërtuara pas viteve ’90 në Dardhë të Korçës.
Shkodër, përpihet nga flakët magazina e bimëve mjekësore.
Pika më e madhe grumbullimit të bimëve mjekësore në veri të vendit e pikërisht ajo në fshatin Palvar të Shkodrës është përfshirë nga flakët ditën e sotme.
Rreth 200 ton bimë me vlerë 300 mijë USD, sipas pronarit të saj, janë djegur dhe zjarrfikësit që kanë mëse 7 orë në vendngjarje për të shuar flakët, po përpiqen që zjarri të mos përhapet në magazinën e dytë ngjitur me të parën.
Byroja:Hapen zyrat elektorale në çdo qark Nuk lejohen në ambiente private.
Byroja e Kuvendit miraton hapjen e zyrave elektorale në çdo qark për deputetët në rrethe.
Sipas vendimit të Byrosë së Kuvendit e mbledhur gjatë mesditës së sotme, në çdo qark do të hapen 2 zyra elektorale, 1 për subjektin politik të majtë dhe 1 për subjektin politik të djathtë.
Një pikë e këtij vendimi është që zyrat elektorale të deputetëve nuk do të jenë në mjedise private, por në objekte shtetërore në Bashki ose në prefektura.
Kom. i Jashtëm, debate për fotot me “grushtin lart” për 5 Majin.
Deputeti i Partisë Socialiste Namik Dokle ka shuar të gjithë zhurmën e bërë këto ditë nga Partia Demokratike për fotot ku Pandeli Majko shfaqet me grushtin lart gjatë homazheve të bëra në 5 maj Ditën e Dëshmorëve. Në Komisionin Parlamentar të Jashtëm, Dokle ka rrëfyer bisedën me fotografin e fotos, i cili i ka pohuar se ky moment nuk ka pasur prapaskena politike.
Por debatet kanë vijuar dhe më tej mes anëtarëve socialistë dhe demokratë duke iu referuar dhe rastit të ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço në Berat.
Fier, rritet numri i të alkoolizuarve që kërkojnë ndihmë në spital.
Numri i të alkolizuarve që kërkojnë ndihme pranë spitalit të Fierit është gjithnjë e në rritje.
Fenomeni konstatohet nga mjekët toksikologë, të cilët ndër të të tjera shprehen se këta persona shkaktojnë edhe rrëmujë në ambjentet e spitalit, teksa thyejnë dyer e dritare.
Sipas mjekëve kategoria më problematike sa i përket këtij fenomeni janë të rinjte dhe kryesisht adoleshentët, të cilët shpesh herë vijne në gjëndje tepër të rëndë.
Shqiptari i dënuar me burg përjetë arratiset nga burgu i Palermos.
I dënuari me burgim të përjetshëm në Itali shqiptari Valentin Frrokaj, është arratisur nga burgu Pagliarelli në Palermo. 36-vjeçari shqiptar, thyeu barrierat e qelisë, duke dalë nga një ndarje e ngushtë.
Frrokaj ishte arratisur edhe njëherë më parë nga burgu, më 30 shkurt 2013, por u arrestua disa muaj më pas.
Disa helikopterë janë bërë tashmë pjesë e aksionit të kërkimit të 36-vjecarit. Ndërkaq, një tjetër helikopter i është bashkuar së fundmi aksionit.
Sipas policisë italaine, 36-vjeçari ka të veshur pantallona xhins dhe një bluzë të bardhë.
Vrasja e Lamajt, akuza: Policia po zvarrit procesin ndaj Frrokut.
Efektivë policie të komisariatit numër dy në kryeqytet po shkelin ligjin duke mos njoftuar dëshmitarët të jenë të pranishëm në seancën gjyqësore ndaj biznesmenit Arben Frroku, të akuzuar për vrasjen e kryekomisarit të Kombinatit Dritan Lamaj.
Kuvendi: Prioriteti i Prokurorisë Luftë korrupsionit ndër zyrtarë!
Prioritet kyç i Prokuorisë duhet të jetë veçanërisht ndëshkimi i korrupsionit në radhët e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve në administratën qendrore e atë vendore dhe në sistemin e drejtësisë. Kjo është një ndër pikat e Projektrezolutës për raportin e Prokurorit të Përgjithshëm për gjendjen e kriminalitetit për vitin 2013. Rezoluta është miratuar në unanimitet nga anëtarët e Komisionit parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Kryekomunari i Farkës në hetim Padia: Plaku falsifikoi dokumente.
Telashet duket se nuk kanë të sosur për Kryetarin e Komunës së Farkës, Fatbardh Plaku.
Pas një sulmi me antitank ndaj vilës së tij dhe një tentative për vrasjen e dy djemve, vjen një kallëzim penal për korrupsion.
Kallëzuesi, një banor i Farkës, e akuzon Plakun dhe përgjegjësin e zyrës së Kadastrës së Komunës, se nuk i kanë regjistruar me qëllim përvetësimin e 10 metra katrorë tokë, pranë qendrës tregtare TEG, në periferinë jug-lindore të Tiranës.
Naço i kërkon KLD-së shkarkimin e dy gjyqtarëve që fshehën pasuritë.
Ministri Naço kërkon shkarkimin e çiftit të gjyqtarëve Ken Dhima dhe Klorinda Çela, ndaj të cilëve ILDKP bëri kallëzim penal për fshehje pasurie.
Naço i ka propozuar KLD-së që të marrë masën disiplinore shkarkim nga detyra për gjyqtarët Dhima dhe Çela.
Kjo masë është kërkuar nga ministri i Drejtësisë pas përfundimit të procedurave ligjore për mos deklarim dhe fshehje të pasurisë.