Kuvendi: Prioriteti i Prokurorisë Luftë korrupsionit ndër zyrtarë!

Prioritet kyç i Prokuorisë duhet të jetë veçanërisht ndëshkimi i korrupsionit në radhët e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve në administratën qendrore e atë vendore dhe në sistemin e drejtësisë. Kjo është një ndër pikat e Projektrezolutës për raportin e Prokurorit të Përgjithshëm për gjendjen e kriminalitetit për vitin 2013. Rezoluta është miratuar në unanimitet nga anëtarët e Komisionit parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Sipas kësaj projektrezolute, Kuvendi kërkon nga Prokuroria të veprojë me efikasitet në bazë të një strategjie afatmesme për luftën kundër kriminalitetit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti.
Kërkohet gjithashtu që organ i akuzës të konsiderojë prioritet kyç të punës, luftën kundër korrupsionit duke i kushtuar vëmendje të veçantë ndëshkimit të korrupsionit në radhët e zyrtarëve dhe ish zyrtarëve dhe në sistemin e drejtësisë. Mbi rezultatet e këtij prioriteti Prokurorisë i kërkohet të raportojë brenda vitit në Kuvend.
Përmes kësaj rezolute, Kuvendi i kërkon Prokurorisë të rekomendohet nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme për inspektimet.
Add new comment