Arkiv-Lajme të përditësuara

Tiranë, drejtuesi i motorit përplaset nga makina, në gjendje të rënë.

Postuar në 04 Maj, 2014 05:46

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në kryeqytet ku një makinë ka përplasur një motor në Kamëz. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesit i motorrit.

Ai është dërguar menjëherë tek Spitali i Traumës dhe mësohet se gjendja shëndetësore e tij vazhdon të jetë e rëndë.

Ndërkaq policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet përzbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. 

Incidentet në panair, Veliaj: E kthyen në histori suksesi, nxitën reagim.

Postuar në 04 Maj, 2014 05:44

Sot në ditën e fundit të Panairit të Punës në Pallatin e Kongreseve, i pranishëm ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj foli edhe për incidentet.
 
Veliaj tha se incidentet e kthyen Panairin në histori suksesi pasi nxiti provokim dhe reagim publik.

Në ditën e parë paniari i hap me incidentet, ku në grua u përplas me kryeministrin Rama dhe ministrin Velaij. Gruaja, Zyhra Kola, militante e PD-së, ishte një ish-punonjëse e Degës së Regjistrimit të Mjeteve me detyrë Përpunuese Dokumentacioni në Drejtorinë Rajonale të Tiranës dhe ishte shkarkuar nga puna.

Gjosha: Statusi ende i hapur s'ka vendim nga vendet e BE.

Postuar në 04 Maj, 2014 05:41

Ministrja e integrimit Klajda Gjosha, në një intervistë ekskluzive për A1 Report, sqaron se çështja e statusit është ende e hapur dhe nuk ka një vendim nga vendet anëtare. Sipas Gjoshës, pavarësisht se shumë vendet anëtare kanë dhënë shenja optimiste, përgjigja përfunditmare e tyre do të vijë pas studimit të progresraportit.
 

Tiranë, bllokohet lokali, shiste drogë pranë gjimnazit "Çajupi"

Postuar në 03 Maj, 2014 15:56

Policia e kryeqytetit ka bllokuar një lokal para pak minutash, në afërsi të gjimnazit "Çajupi", pasi kishte dyshime se shërbente si bazë për shpërndarjen e drogës. Pas kontrollit, policia zbuloi 300 doza marihuanë gati për t'u shpërndarë në pjesën lindore të Tiranës.

Njesia "Shqiponja" ka rrethuar zonën dhe ka shoqëruar katër persona si të përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike.
 

Vlorë, humb jetën në rrethana të panjohura një 40-vjeçar.

Postuar në 03 Maj, 2014 15:54

Një 40-vjeçar ka humbur jetën në qytetin e Vlorës, në rrethana ende të panjohura. I njohur me pseudonimin “Rusi”, 40-vjeçari dyshohet se ka qenë me të dashurën në hotel kur ka ndërruar jetë.
 
Para një muaji viktimës i kishin djegur makinën tip “ML”.
 
Ndërkaq, policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së 40-vjeçarit. 

Nesër, të rinjtë e PS i japin fund debatit disajavor mes tyre.

Postuar në 03 Maj, 2014 15:50

Të dielën më 4 maj, të rinjtë e PS-së finalizojnë debatin e tyre brenda Forumit Rinor Eurosocialist. Ky forum ka organizuar një sërë debatesh të formatit “Karl Popper”, ku pjesëmarrësit, të ndarë në grupe treshe, kanë debatuar çdo fundjavë mes tyre, në rrugën për të shpallur tre të rinjtë më të përgatitur.

Basha mbledh strukturat e PD Koordinatorë Duma, Shehu e Gjana.

Postuar në 03 Maj, 2014 14:15

Lideri i Opozitës, Lulzim Basha nisi takimet me strukturat partiake, për zgjedhjet në seksione, grupseksione dhe degë, proces i cili do monitorohet e zhvillohet nga Koordinatorët. Ndër koordinatorët, që u konfirmuan të parët janë Grida Duma, Tritan Shehu, Jemin Gjana.
 
Çdo njësi do të ketë tre deri në katër koordinatorë për monitorimin e zgjedhjeve në Partinë Demokratike. Koordinatorët do të jenë përgjegjës gjithashtu dhe për monitorimin nga afër të regjistrimeve të reja në PD.
 

Shkolla e Policisë, ja vajzat fituese që kaluan provimin e dytë me shkrim.

Postuar në 03 Maj, 2014 11:01

Policia e Shtetit i ka rivënë sot në testimin me shkrim sërish kandidatet femra për Shkollën e Policisë, të cilat kishin marrë më shumë se 50 pikë në testimin e parë, por nuk ishin kualifikuar në testin fizik. Ky testim i dytë u zhvillua sipas akteve ligjore që 50 për qind e kandidatëve që do të pranoheshin në Shkollën e Policisë duhet të ishin femra. 

Gjirokastër, pranga hajdutit të banesave.

Postuar në 03 Maj, 2014 10:34

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga qytetarin e identifikuar si B.Trako, i cili dyshohet për vjedhje të realizuara në banesat e braktisura. Sipas policisë, në momentin e arrestimit në flagrancë, këtij qytetari i janë sekuestruar një sasi prej 15  mijë lekësh të reja, disa celularë si dhe sende të ndryshme bakri. Policia e Gjirokastrës ka bërë të ditur se operacioni është bërë për parandalimin dhe zbardhjen e disa vjedhjeve, të cilat mendohen të jenë kryer nga Trako, me origjinë nga Gramshi.

Aksident tek kthesa e Kamzës, plagosen 2 persona.

Postuar në 03 Maj, 2014 10:32

Përplasja e një furgoni pasagjerësh me një automjet ka shkaktuar dy persona të plagosur. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në kryeqytet. Sipas burimeve në vendngjarje të agjencisë , bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur tek kthesa e Kamzës. Të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ata janë transportuar në spitalin qytetit ku edhe kanë marrë ndihmën e parë. Policia, e cila ka mbërritur me shpejtësi në vendngjarje është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara