Arkiv-Lajme të përditësuara
PD: Rama fut në dorë shërbimin inteligjent dhe gradat e ushtrisë, për interesa politike.
Nënkryetari i komisionit të Sigurisë, deputeti i PD-së, Flamur Noka, nëpërmjet një deklarate për shtyp ka denoncuar nismat antikushtetuese të Kryeministrit, për emërimin e Kreut të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, e cila sipas opozitës, politizojnë ushtrinë dhe zhvesh Presidentin e Republikës nga kompetencat e tij ligjore. “Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish Presidentin e Republikës duke i hequr atij një kompetencë kushtetuese. Me projektligjin që ka paraqitur në Kuvend, Edi Rama merr në dorë emërimin e kreut të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes.
Në burg në Itali, i sekuestrohen 3 milionë euro pasuri në Shqipëri.
Drejtori i Policisë së Tiranës Ardian Çipa, ka deklaruar se është sekuestruar një pasuri e një personi me precedentë penalë, nën akuzën e pastrimit të produkteve të veprës penale. Çipa bëri me dije se është bërë një sekuestro preventive për 13650 m2 tokë dhe 8 automjete.
Tiranë, vdes një 63 vjeçar në klinikën e syve.
Një burrë i moshës 63 vjeçare ka ndërruar jetë teksa kishte shkuar për të mjekuar sytë në një klinikë private indiane. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Myslym Shyri” në kryeqytet, ku viktima Petrit Tarja ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta. Paraprakisht dyshohet se 63 vjeçari krahas problemeve me sytë, ka pasur edhe komplikime të tjera shëndetësore, çka duket se kanë çuar në fundin e jetës. Mësohet se Tarja ka ndërruar jetë pak momente para se të hynte në operacionin e syve, duke bërë që përgjegjësit e klinikës të mos marrin asnjë përgjegjësi përsipër.
Trafiku i drogës, PD: Mazhoranca e interesuar për të mbyllur hetimet.
Kryetari i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka, deklaroi për mediat se mazhoranca kërkon të shmangë hetimin për trafikun e drogës. Ai tha se deklarata e Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, është një deklaratë e turpshme, duke theksuar se, “Të thuash pa pikën e përgjegjësisë se çështja e hetimit të drogës qenka mbyllur, dhe për më tepër të keqpërdorësh aleatët tanë të mëdhenj lidhur me këtë çështje, e përsëris, është më tepër se sa e turpshme. Asnjë çështje nuk është mbyllur ende.
Malësi e Madhe, vetëvaret 53 vjeçarja.
Një grua e moshës 53 vjeçare është gjetur e vetëvarur në banesën e saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Shkrel të Malësisë së Madhe, ku viktima e identifikuar si Kuatrina Ç., është gjetur e varur në njërën nga dhomat e shtëpisë. Pavarësisht çdo ndihme të dhënë 53 vjeçarja ndërroi jetë. Ndërkohë nga kryerja e veprimeve të para hetimore dhe nga deklarimet e familjarëve thuhet se gruaja vuante prej disa viteve nga depresioni nervor.
Rama në Fier shpërndan 100 certifikata pronësie: Fund konflikteve për tokën.
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, është ndalur në Frakull të Fierit për të shpërndarë tituj pronësie. Në fjalën e tij Kryeministri është shprehur se nga dita e sotme nis procesi i dhënies së titujve të pronësisë në fshat në bazë të ligjit 7501. Në vijim ai ka shpërndarë 100 certifikata pronësie. “Ne jemi këtu për t’iu përmbajtur një zotimi të qartë tonit. Mbi bazën e ligjit 7501 do të japim titujt e pronësisë, duke i dhënë kështu fund historisë së konflikteve dhe stërmundimit.
Veliaj: Shtyhet edhe dy ditë Panairi i Punës.
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, u shpreh gjate vizites në Panairin e Punës se “ kemi vendosur që ta shtyjmë panairin me dy ditë, edhe të shtunën dhe të dielën dhe ky koncept duhet të vazhdojë edhe në rrethet e tjera, pasi papunësia nuk është një çështje që prek qytetin e Tiranës, por është një çështje që prek gjithë vendin”. Ai theksoi se “shumicën e verës, organizatorët e panairit do ta kalojnë në qytete të tjera për të organizuara aty komunitetin e biznesit dhe për të krijuar ketë zyrë gjigande pune dhe modelin shëtitës në të gjthë Shqipërinë”.
Meta viziton panairin: Punësimi në qendër të modelit ekonomik.
Qeveria aktuale është e ndjeshme ndaj sipërmarrësve pasi ka në qendër të modelit ekonomik punësimin, deklaroi Kreu i Kuvendit Ilir Meta gjatë vizitës së tij në ditën e tretë të “Panairit të Punës”. Më tej ai theksoi se zonat urbane kanë më shumë mundësi punësimi dhe se rëndësi tashmë u duhet kushtuar edhe zonave rurale.
“Shpesh ka edhe ndonjë kritike pse merremi kaq shumë me biznesin fason apo të manifakturës sepse duhet të merremi me çështje më të rëndësishme. Por ky Është biznesi kryesor punëdhënës në Shqipëri dhe se në një kohë të shkurtër mund të shtojë vende të reja pune.
Tiranë, arrestohet agjentja doganore, e akuzuar për korrupsion.
Efektivat e policisë në kryeqytet në orët e vona të së enjtes kanë arrestuar një agjente doganore.
Policia ka bere me dije se agjentja doganore e arrestuar është Ofeli H. e cila akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm si dhe për korrupsion.
Arrestimi i agjentes doganore u realizua nga policia në zbatim të vendimit të Gjykatës së Tiranës, për akuzën e komunikuar nga prokuroria.
Vlorë, asgjësohen 365 rrënjë kanabis në dy parcela.
Policia e Vlorës ka njoftuar se nga strukturat e Komisariatit të Policisë është bërë e mundur që të zbulohen dhe
asgjesohen disa parcela me lëndë narkotike të koltivuara. Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative dhe nga ndjekja e verifikimi I këtyre informacioneve më datë 01.05.2014 është bërë e mundur që në fshatin Lapardha të Komunës Kotë dhe
pikërisht në vendin e quajtur “Përroi i Hambullës” të gjenden të kultivuara në 3 parcela të ndryshme 200 rrënjë bime narkotike e llojit “Kanabis sativa”.