Vlorë, asgjësohen 365 rrënjë kanabis në dy parcela.

Postuar në 02 Maj, 2014 03:12

Policia e Vlorës ka njoftuar se  nga strukturat e Komisariatit të Policisë është bërë e mundur që të zbulohen dhe
asgjesohen disa parcela me lëndë narkotike të koltivuara. Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative dhe nga ndjekja e verifikimi I këtyre informacioneve më datë 01.05.2014 është bërë e mundur që në fshatin Lapardha të Komunës Kotë dhe
pikërisht në vendin e quajtur “Përroi i Hambullës” të gjenden të kultivuara në 3 parcela të ndryshme 200 rrënjë bime narkotike e llojit “Kanabis sativa”.
Gjithashtu po në këtë fshat në vendin e quajtur “Përroi i Ndracelës” u konstatuan 6 parcela me rreth 165 rrënjë bime narkotike të kultivuara të llojit “Kanabis sativa”.
Nga strukturat e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë dokumentimi ligjor i këtyre rasteve dhe ka filluar procedimi penal për identifikimin e autorëve përgjegjes të kultivimit të bimëve narkotike.

Të gjitha rrënjët i bimës narkotike u aagjesuan në vend. Materialet procedural ju referuan Prokurorisë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.