Meta viziton panairin: Punësimi në qendër të modelit ekonomik.

Postuar në 02 Maj, 2014 04:35

Qeveria aktuale është e ndjeshme ndaj sipërmarrësve pasi ka në qendër të modelit ekonomik punësimin, deklaroi Kreu i Kuvendit Ilir Meta gjatë vizitës së tij në ditën e tretë të “Panairit të Punës”. Më tej ai theksoi se zonat urbane kanë më shumë mundësi punësimi dhe se rëndësi tashmë u duhet kushtuar edhe zonave rurale.

“Shpesh ka edhe ndonjë kritike pse merremi kaq shumë me biznesin fason apo të manifakturës sepse duhet të merremi me çështje më të rëndësishme. Por ky Është biznesi kryesor punëdhënës në Shqipëri dhe se në një kohë të shkurtër mund të shtojë vende të reja pune.

Kjo nuk do të thotë që do kufizohemi tek aktivitetet e tjera të cilat kanë një produktivitet më të lartë por kërkojnë një fuqi punëtore më të kualifikuar. Kjo mazhorancë në zemër të saj të modelit ekonomik ka prodhimin, punësimin dhe eksportet,”- u shpreh Meta.

Ai theksoi se nuk mund të ketë rritje të prodhimit pa ju kushtuar vëmendje profesioneve që ndikojnë. “Ne duhet të jemi të bindur se nuk mund të bëhemi të gjithë juristë filozofë sociologë dhe psikologë. Tregu i punës ka nevojë për inxhinierë , zooteknikë. Asnjëherë tjetër më parë formimit profesional nuk i është dhënë kjo vëmendje që ka sot. Po përgatitemi për të arritur nivele të reja për tregun e punës.

Më tej ai bëri me dije se ka ndjekur komunikimin e ministrit Veliaj dhe kryeministrit Rama një ditë më parë. Ai theksoi se duhet tu krijohen mundësi punësimi edhe banorëve në zona jo shumë të zhvilluara.

“Dje kemi folur në tel me zotin Veliaj dhe ndoqa live komunikimine tij dhe zotit Rama është e rëndësishme të rinjve në Tiranë, Durrës, Lezhë, Elbasan tu krijojmë sa më shumë mundësi. Por duhet të mendojmë edhe për Pukën. Kam qenë para pak ditësh në një panair dhe kam parë produkte shumë të veçanta.

E kam pasur mjaft të vështirë në Çorovodë se sa herë shkoj te shtëpia më vinë shumë gra që kërkojnë një punë. Mbas 23 majit do jem shumë i qetë se do inagurohet një fabrikë ku do punësohen 300 gra dhe vajza për ti dhënë një mundësi atij komuniteti.

Kjo është një qeveri që po merret përditë me këto probleme. Është e ndjeshme ndaj shqetësimeve që kanë sipërmarrësit shqiptarë. Përulem para gjithë sipërmarrësve,”- u shpreh Meta. Gjithashtu u bë me dije se “Panairi i Punës” do të shtyhet edhe tre ditë të tjerë kjo për shkak të kërkesave të larta që ka.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.