Arkiv-Lajme të përditësuara

Tiranë, kapet 19-vjeçari që tentoi të shtypë me motor policin rrugor.

Postuar në 06 Maj, 2014 04:27

Vihet në pranga 19-vjeçari, i cili një muaj më parë goditi me motor një polic në postbllokun e ngritur për kapjen e tij. Zhenklaudjo Sallaku u arrestua në rrugën Siri Kodra, pasi më 29 mars të këtij viti plagosi duke përplasur me motor policin rrugor R.Dogjani, ndërsa ndiqej për një tentativë grabitjeje.
 
Ngjarja u shënua në postbllokun e ngritur në rrugën “Luigj Gurakuqi” në sheshin “Avni Rustemi” në kryqytet, ku Zhenklaudjo Sallaku sëbashku me një të ri tjetër, i cili u vu në pranga vetëm një ditë më pas, goditën me motor policin i cili tentoi t’i kapë.

Kapen 159 kg drogë në një fugon pranga drejtuesit të arrestuar më parë.

Postuar në 06 Maj, 2014 04:23

Policia e Sarandës në bashkëpunim me atë greke ka arritur të bllokojë një fugon i ngarkuar me lëndë narkotike që transportohej për në Greqi.  

Lënda narkotike prej 159 kg është sekuestruar në zonën e Igumenicës në fugon që drejtohej nga shqiptari Eduart  Mullai, që u vu në pranga.

Mullaji, sipas informacioneve të Policisë së Sarandës,  ka qenë i arrestuar edhe më parë në shtetin grek për trafik lëndësh narkotike. 

Durrës, gjendet në i pajetë në kanal, i zhdukur prej dy ditësh.

Postuar në 05 Maj, 2014 16:21

Rezulonte i zhdukur prej 2 ditësh, gjendet i pajetë në një kanal. Ngjarja është shënuar në qytetin e Durrësit, kun ë një kanal me ujë në lagjen numër 13, u gjet trupi i pajetë i 68-vjeçarit Shaip Terziu, i zhdukur prej 2 ditësh nga familja e tij. 

Grupi hetimor po bën ekzaminimet për shkaqet e vdekjes, për të mësuar nëse 68-vjeçari është mbytur ose nëse viktima mund të jetë qëlluar dhe më tej të jetë hedhur në kanal.
 

Tiranë, ekstradohet nga Greqia 35 vjeçari i dënuar për trafik heroine.

Postuar në 05 Maj, 2014 16:18

Një 35 vjeçar i dënuar me 13 vite burg për trafik heroine, është ekstraduar sot nga Greqia në vendin tonë. Kështu Zyra Kombëtare Interpol Tirana ka bërë të mundur ekstradimin e shtetasit Julian Gega, i dënuar në mars të vitit 2010 nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 13 vite burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë“.

Kukës, furgoni del nga rruga Familjarët ktheheshin nga varrimi.

Postuar në 05 Maj, 2014 16:16

Gjashtë persona janë plagosur lehtë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Kukës-Bicaj në vendin e quajtur Ura e Shtejës. Një furgon pasagjerësh me drejtues shtetasin Osman Kastrati ka dalë nga rruga.
 
Si pasojë kanë pësuar dëmtime të lehta 6 pasagjerët që ndodheshin në mjet dhe po ktheheshin nga një cermoni mortore.

Të dëmtuarit janë shtetasit:

PD denoncon: Në krye të Ujësjellësit të Patosit një person i dyshimtë.

Postuar në 05 Maj, 2014 13:45

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka vënë në krye të Ujësjellësit të Patosit një person të dyshimtë që ka probleme me drjetësinë greke për trafik droge dhe për pasojë ka ndryshuar emrin.
 
Partia Demokratike nëpërmjet zëdhënëses së PD-së, Laura Vorpsi, pyet kryeministrin "cili është kriteri i ndjekur në emërimin e Drejtorit të Ujësjellësit të Patosit dhe pse drejtori i Ujësjellësit të Patosit, ka ndryshuar emrin?’"
 

"Territorialja" seancë dëgjimore vetëm me institucionet e pavarura.

Postuar në 05 Maj, 2014 13:40

Pas seancës dëgjimore me drejtuesit vendorë dhe organizatat fitimprurëse, komisioni i posaçëm për reformën administrativo-territoriale zhvilloi një seancë dëgjimore me përfaqësuesit e institucioneve të pavarura.
 
Në rend të ditës ishte parashikuar që të dëgjohen përfaqësues të KLSH-së, Avokatit të Popullit dhe ILDKP-së, por asnjë përfaqësues i këtyre institucioneve nuk ishte prezent. 

Ndërkohë përfaqësues të institucioneve të pavarura theksuan domosdoshmërinë e realizimit të reformës duke e cilësuar si të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit. 

Basha:Vendi në emergjencë Komision për trafikun e drogës.

Postuar në 05 Maj, 2014 10:00

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se vendi sot ndodhet në emergjencë dhe për këtë është e nevojshme ngritja sa më shpejtë të Komisionit Hetimor Parlamentar për trafikun  drogës. "Sot është emergjencë ngritja dhe fillimi menjëherë nga puna i Komisionit Hetimor Parlamentar për hetimin e trafikut të  drogës."  

Drogë Lazarat-Itali, burg shefit të Antidrogës Fier, dekonspiroi kolegët.

Postuar në 05 Maj, 2014 09:37

Ish-shefi i Antidrogës në qytetin e Fierit, Dritan Zagani sëbashku me 5 anëtarët e organizatës që trafikonte sasi të konsiderueshme droge nga Lazarati në Itali, kanë dolë sot para togave të zeza në kryeqytet ku janë njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Të akuzuarit kanë mohuar akuzën, ndërsa aktualisht oficerë të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Policinë e Shtetit dhe prokurorë të Krimeve të Rënda janë duke hetuar dhe akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore ku dyshohet se është përfshirë ish-shefi i Antidrogës së Fierit, Dritan Zagani.

Grasso: Këtu klimë e mirë për investim, Rama:Gjeni Amerikën.

Postuar në 05 Maj, 2014 09:34

Është çelur në Tiranë edicioni i parë i Javës Italiane. Në aktivitetet e organizuara në kuadër të kësaj jave, vihet theksi mbi mundësitë dhe potencialet e investimit të kompanive italiane në Shqipëri në disa sektorë prioritarë. Në aktivitetin e hapjes së Javës Italiane në Hotel "Tirana", Presidenti i Senatit të republikës së Italisë, Pietro Grasso, i cili ndodhet në një vizitë 2-ditore në Tiranë, vuri theksin në rëndësinë e luftës ndaj korrupsionit dhe forcimin e hetimit financiar.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara