Kukës, furgoni del nga rruga Familjarët ktheheshin nga varrimi.

Gjashtë persona janë plagosur lehtë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Kukës-Bicaj në vendin e quajtur Ura e Shtejës. Një furgon pasagjerësh me drejtues shtetasin Osman Kastrati ka dalë nga rruga.
Si pasojë kanë pësuar dëmtime të lehta 6 pasagjerët që ndodheshin në mjet dhe po ktheheshin nga një cermoni mortore.
Të dëmtuarit janë shtetasit:
Lindita Muçmata, vjeç 42 banuese në Shtiqen
Shkurte Spahia, vjeç 52 banues në Kukës
Shyqyrie Kastrati, vjeç 67 banuese në Gostil
Gjyle Kastrati, vjeç 50 banues në Kukës
Dashnor Kastrati, vjeç 37 banues në Kukës
Dashamir Kastrati, vjeç 24 banues në Kukës
Të dëmtuarit aktualisht ndodhen në spitalin e qytetit, jashtë rrezikut për jetën.
Policia në vendin e ngjarjes nisi punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Add new comment