Arkiv-Lajme të përditësuara

Foto e rrallë, Avni Rustemi i rrahur pas atentatit ndaj Toptanit.

Postuar në 08 Maj, 2014 08:37

Gazeta e njohur franceze “LE MIROIR” më datë 20 qërshor 1920 publikon një fotografi të panjohur deri me sot të Avni Rustemit ku ai shihet i torturuar barbaishtë nga policia franceze pasi që kishte kryer atentat ndaj Esat Pashë Toptanit në Parisë në vitin 1920.

Megjithatë Avni Rrustemi ishte liruar pas vetëm 6 muajve.

Së shpejti nis ndërtimi i aksit Levan-Fier, kostoja 40 mln euro.

Postuar në 08 Maj, 2014 08:35

Punimet për ndërtimin e “By Passit” Levan-Fier pritet të nisin këto ditë. Ky fakt është pohuar nga kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqo, gjatë një takimi me përfaqësuesit e firmës italiane që kanë marrë përsipër ndërtimin e këtij segmenti rrugor.
 
Punimet pritet të përfundojnë pas 18 muajsh, ndërsa ky investim pritet të kapë vlerën e 40 milionë eurove.

Makina shpërthen në flakë në mes të autostradës, shpëton shoferja.

Postuar në 08 Maj, 2014 08:14

Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë -Durrës mesditën e sotme.

Makina tip Mitsubishi me targa AA106 EJ që drejtohej nga shtetasja, Entela Cano, është përfshirrë nga zjarri teksa ishte në lëvizje.

Drejtuesja e mjetit sapo ka pikasur flakët ka dalë nga makina dhe ka kërkuar ndihmën e zjarrëfikseve dhe policisë.

Policia dyshon që veç një defekti të mundshëm teknik, makinës mund t'i jetë vënë edhe lendë eksplozive. 

Mirditë, vdekje misterioze, burrë e grua gjenden të pajetë në banesë.

Postuar në 08 Maj, 2014 08:12

Vdekje e mistershmë për një çift bashkëshortësh nga Mirdita të cilët janë gjetur të pajetë në banesën e tyre në fshatin Domgjon në komunën Fan të rrethit të Mirditës.

Vdekje e mistershmë për një çift bashkëshortësh nga Mirdita të cilët janë gjetur të pajetë në banesën e tyre. Marta Biba 47 vjeç është gjetur e pajetë në krevat, ndërsa bashkëshorti i saj Mark Biba është gjetur i varur në një pemë pranë stanit. 

Ishin fqinjtë të familjes Zefbiba që kanë bërë njoftimin në polici për këtë ngjarje sa tragjike aq edhe misterioze.

Ish-të përndjekurit protestë para Parlamentit: Grevë 24-orëshe.

Postuar në 08 Maj, 2014 03:29

Ish-të përndjekurit politikë kanë nisur sot një tjetër protestë përballë Parlamentit, ndërsa kanë paralajmëruar greve 24-orëshe. Sipas tyre kjo grevë urie do të fillojë sot në rast se ata nuk takohen me ministrin e Mirëqenies Sociale Erion Veliaj, ose me kryeministrin Edi Rama.
 
Ish-të përndjekurit kërkojnë dëmshpërblim nga qeveria, ndërsa janë shprehur se nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh, do të përshkallëzojnë protestat.
 
Ndërkaq, policia ka ndaluar ish-të përndjekurit politikë të kalojnë para Parlamentit duke krijuar një kordon me policë. 

Dosja në ngërç, Pojanaku lirohet nga një gjykatë jo kompetente.

Postuar në 08 Maj, 2014 03:14

Në një kohë kur dosja e gjyqtarit të Pogradecit Dhimitër Pojanaku është transferuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, me një vendim të paprecedentë gjykata e Apelit Korçë, vendos të zbusë masën e sigurisë duke caktuar “Arrest shtëpie” dhe liruar gjyqtarin e arrestuar për korrupsion. Me këtë vendim, gjykata e Apelit Korçë ka marrë kopetencat e një institucioni tjetër, që në këtë rast është Gjykata e Krimeve të Rënda, pasi që pas hyrjes në fuqi e ndryshimeve ligjore, vepra e korrupsionit mes rradhëve të gjyqtarëve, gjykohet vetëm tek Krimet e Rënda.

Tokat, hetim kreut të komunës së Farkës, Plaku: S'kam njoftim.

Postuar në 08 Maj, 2014 03:10

Kryetari i Komunës së Farkës, Fatbardh Plaku, është vënë nën hetim në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës, së bashku me shefin e Kadastrës së Komunës. Por duke folur për “Shqiptarja.com”, kryekomunari i Farkës, tregon se, nuk ka dijeni në lidhje me këtë çështje pasi “nuk është njoftuar nga policia”. Burime zyrtare nga uniformat blu të kryeqytetit, kanë bërë të ditur dje se, ndaj Plakut dhe Viron C., është bërë një kallëzim nga një person se, nuk i kanë bërë dokumentet për të regjistruar një tokë prej 10 hektarësh.

Lezhë, tentoi të parakalonte trajlerin vdes 41-vjeçari, plagoset e shoqja.

Postuar në 08 Maj, 2014 03:06

Një tentativë e gabuar parakalimi i ka marrë jetën një 41-vjeçari nga Lezha, ndërsa ka mbetur e plagosur rëndë bashkëshortja e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në aksin Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gocajve”. 41-vjeçari Valentin Gjoni udhëtonte me bashkëshorten e tij Elsa Gjoni në drejtim të Lezhës me një automjet tip “Volkswagen””, me targa LE7801A. Gjoni tentoi të parakalojë një trajler, por gjatë manovrës së parakalimi është përplasur me pjesën e pasme të trajlerit, dhe si pasojë mjeti i tij ka dalë jashtë rruge.
 

Gjykata e Tiranës vendos: Ben Qimja do të ekstradohet në Itali.

Postuar në 08 Maj, 2014 03:04

Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin në Itali të Arben Isufajt i njohur si “Ben Qimja”, të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, kur tashmë ka kaluar një muaj nga momenti kur Policia e Shtetit e arrestoi për llogari të drejtësisë Italiane. Biznesmeni fierak është  dënuar me 30 vjet burg.

Ky vendim u mor nga gjykatësja Fatime Deçolli e cila në disa seanca ka dëgjuar pretendimet e organit të akuzës që kërkon ekstradimin e Isufajt dhe ato të mbrojtjes e cila kërkonte lirimin e biznesmenit.

Dy shqiptarë tepër të kërkuar çohen në Itali për të bërë burgun.

Postuar në 07 Maj, 2014 14:01

Dy shqiptarë janë ekstraduar sot për në Itali. Ata janë Artur Kaçi, 35 vjeç, i dënuar 7 vjet e 9 muaj nga tri gjykata italiane he Pandeli Lenja, 45 vjeç ,i dënuar me 15 vjet burg për për trafik prostitucioni nga gjykata e Milanos.
 
Shqiptarët kërkoheshin nga Interpoli i të dyjave vendeve; ata do të vuajnë dënimin e tyre në Itali, vendin ku kanë kryer krimet dhe ku kanë marrë edhe dënimet përkatëse.

Kaçi me banim në Durrës,  është arrestuar në 24 janar të këtij viti në Durrës dhe ishte një i shumëkërkuar në Itali nga tri gjykata, ajo e Sienës, Peruxhias dhe Firences.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara