Lezhë, tentoi të parakalonte trajlerin vdes 41-vjeçari, plagoset e shoqja.

Postuar në 08 Maj, 2014 03:06

Një tentativë e gabuar parakalimi i ka marrë jetën një 41-vjeçari nga Lezha, ndërsa ka mbetur e plagosur rëndë bashkëshortja e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në aksin Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gocajve”. 41-vjeçari Valentin Gjoni udhëtonte me bashkëshorten e tij Elsa Gjoni në drejtim të Lezhës me një automjet tip “Volkswagen””, me targa LE7801A. Gjoni tentoi të parakalojë një trajler, por gjatë manovrës së parakalimi është përplasur me pjesën e pasme të trajlerit, dhe si pasojë mjeti i tij ka dalë jashtë rruge.
 
Mjeti tip “Volkswagen” është rrokullisur disa herë deri sa ka përfunduar poshtë rruge. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën menjëherë drejtuesi i mjetit, 41-vjeçari Valentin Gjoni, ndërsa bashkëshortja e tij e plagosur rëndë është dërguar me urgjencë nëspital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
 
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur menjëherë hetimet, ndërsa ka shoqëruar për të marrë në pyetje shtetasin malazez, drejtues të trajlerit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.