Arkiv-Lajme të përditësuara

Sarandë, plagoset truproja pas një debati me një nga klientët.

Postuar në 11 Maj, 2014 09:53

Truproja i një lokali nate në Sarandë pas një konflikti verbal është qëlluar tre herë me thikë nga një klient.

24-vjecari, Mariklen Zika, gjatë punës ka debatuar me një klient, i cili pas një debati verbal e ka qëlluar me thikë truprojën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

 I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit bregdetar, ndërsa autori i ngjarjes është identifikuar nga policia, e cila është vënë në ndjekje të tij.

Tahiri: Jemi në krye të detyrës droga aty ka qenë, por nuk kapej.

Postuar në 11 Maj, 2014 09:51

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka deklaruar sot se Policia e Shtetit është në krye të detyrës si asnjëherë dhe rasti i drogës në Divjakë tregon se "Droga aty ka qenë, por nuk kapej nga policia".

Ja italiani që vetemërohej 'pilot' i avionit të kapur në Divjakë.

Postuar në 11 Maj, 2014 06:19

“A1Report!” disponon foton e pilotit Italian Giorgio Riformato me veshjen e pilotit, por që pas arrestimit, uniforma rezuloi të ishte false. Edhe pse zotëron një kompani avionësh në Itali dhe vetëquhej “komandant”, ai nuk kishte leje fluturimi dhe ka qënë i akuzuar për mashtrim në vendin e tij. 

Veliaj në Cërrik: Bizneset të përfitojnë nga fondi i punësimit.

Postuar në 11 Maj, 2014 06:14

  Ministri Erion Veliaj, ka ftuar të gjitha bizneset që deri në datën 25 maj të aplikojnë për të përfituar nga Fondi i Nxitjes së Punësimit. Gjatë një vizite që Veliaj zhvilloi sot në një kompani tekstilesh në qytetin e Cërrikut, nënvizoi se fondi i punësimit është një mundësi e mirë për të gjitha bizneset e vogla që duan të rriten.

Nishani - Llallës: Drejto hetimin dua maksimumin për avionin.

Postuar në 11 Maj, 2014 03:34

Presidenti Bujar Nishani i ka kërkuar kryeprokurorit Adriatik Llalla, të drejtojë hetimin dhe të angazhohet maksimalisht për të zbuluar “ngjarjen e rëndë të Divjakës”, siç thuhet në njoftimin e dërguar nga Presidenca.

Gjatë ditës së djeshme, Nishani e thirri me urgjëncë Llallën për ta vënë në dijeni rresth kapjes së avionit me drogë në Divjakë, por biseda e tyre nuk u bë publike.

Leskovec, Vetëvaret një person në kasollen e bagëtive.

Postuar në 11 Maj, 2014 03:31

Gjendet i vetëvarur në kasollen e bagëtive nga familjarët V. MALUSHI 62 vjeç, nga fshati Leskovec i rrethit të Përmetit. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur rreth orës 20.30 të mbrëmjes.

Menjëherë janë lajmëruar nga të afërmit e viktimës uniformat blu të zonës. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar së në trupin e të ndjerit nuk ka asnjë shenjë dhune.

Sipas ekspertëve shkaku paraprak dyshohet të jetë një depresion i çastit.

Çelet sezoni i verës në pikat turistike nga Saranda në Vlorë.

Postuar në 11 Maj, 2014 03:16

Ka nisur nga Jugu i vendit sezoni turistik i verës. Qyteti i Sarandës u gjallërua këtë fundjavë nga veprimtaritë argëtuese, ku qytetarë, drejtues të pushtetit lokal, miq e të ftuar, uruan në ditën e parë të çeljes së sezonit turistik në qytetin jugor për një sezon të mbarë. Ministrja Eglantina Gjermeni, e cila gjendet në Sarandë këtë fundjavë për çeljen e sezonit turistik, zhvilloi takime me Kryetarin e Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa dhe deputeten e zonës, Luiza Xhuvani, ku diskutoi për bashkërendimin e punës në ditët në vazhdim.

Shkodër, vret shokun e tavolinës në lokal dhe tjetrin e plagos.

Postuar në 11 Maj, 2014 03:12

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në fshatin Zus të Shkodrës, rreth orës 2:00 në të gdhirë në lokalin "Enigma".

I vrari, 22 vjeç, quhet Indrit Hylli kurse i plagosuri, Jetmir Molla. Të dy viktimat kanë qënë në lokal kur mbi ta është qëlluar me pistoletë. Molla është jashtë rrezikut për jetën, pasi është plagosur vetëm në këmbë.

Lezhë, policët bisedojnë me nxënësit si të shmangin sherret dhe dhunën.

Postuar në 11 Maj, 2014 03:08

Shmangia e dhunës tek të rinjtë ka mbledhur në një tryezë të përbashkët në Lezhë, përfaqësuesit e policisë, arsimit, medias dhe nxënësit, tryezë ku është diskutuar mënyra e minimizimit të këtij fenomeni.
 
Në këtë takim, i cili është zhvilluar në një formë bashkëbisedimi janë prezantuar probleme dhe zgjidhje të cilat janë afruar më së shumti nga vetë nxënësit e shkollave të Lezhës.
 
Mendimi i tyre lidhet ngushtë me nevojën e ndërgjëgjsimit për të shmangur dhe eleminuar dhunën.
 

Braçe: U kap lumi i drogës nga plantacioni i Berishës.

Postuar në 10 Maj, 2014 15:16

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka përgëzuar operacionin e kryer nga policia dhe gjithë forcat që morën pjesë në të, duke goditur kështu, sipas tij, trafikun e drogës. Në një konferencë për shtyp nga Selia e PS, Braçe tha se qeveria Rama mbetet e angazhuar në luftën ndaj trafikut të drogës, korrupsionit dhe krimit të organizuar, “ndryshe nga sa ndodhte në qeverisjen e Berishës në 8 vite”. Deputeti i PS, tha se në operacionin e realizuar sot, forcat e policisë kapën “lumin e drogës që vjen nga plantacioni i Berishës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara