Arkiv-Lajme të përditësuara
Shëngjin, masa monitoruese ndaj ndotjes mjedisore dhe asaj akustike.
Ndotja akustike, menaxhimi i mbetjeve urbane, pastrimi i plazhit, shkarkimet në det dhe gjithçka që lidhet me mjedisin në Shëngjin do të jetë i monitorueshëm në mënyrë rigoroze gjatë sezonit turistik.
Kjo vlerësohet si garancia më e madhe për pushuesit në këtë bregdet dhe si një nevojë për të afruar më të mirën për ta.
Deklarata është bërë nga kryeinspektori i mjedisit në Lezhë Gjergj Elezi, sipas të cilit do të përdoret i gjithë autoriteti i tyre ndaj çdo individi, subjekti apo enti publik që nuk përmbush këtë detyrim.
Vlorë, rrëmben gruan nga banesa e prindërve për ta rrahur, kapet burri.
Policia e Vlorës ka arrestuar një 30 vjeçar për veprat penale “Dhunë në familje“ dhe “Heqja e paligjshme e lirisë’’, pasi ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij. Kështu në pranga të policisë ka rënë shtetasi Ervis Hysi, banues në lagjen “24 maj” në Vlorë pasi të dielën e 11 majit, ka marrë bashkëshorten e tij A. H. 24 vjeç dhe fëmijën e tyre nga banesa e prindërve të saj, e ka çuar në periferi të fshatit Kotë ku ka ushtruar dhunë ndaj saj.
Gjirokastër, kapen 10 klandestinë nga Siria, do të shkonin në Mal të Zi.
Sektori Kundër Trafiqeve të Paligjshme ka kapur në flagrancë mbrëmjen e djeshme 10 klandestinë nga Siria pranë shtratit të lumit Drino në vendin e quajtur Subash.
Operacioni i zhvilluar dhe në bashkëpunim me policinë e Gjirokastrës ka bërë të mundur kapjen e klandestinëve të paligjshëm, të cilët ishin duke lëvizur në këmbë përgjatë lumit Drino.
Sipas policisë, mësohet se destinacioni i tyre ishte të shkonin në Mal të Zi.
Tashmë drogë edhe mbi dyshek plazhi, kapen 2 të rinj në Korfuz.
Policia kufitare e Sarandës në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare Operacionale të Durrësit, kanë bërë të mundur sekuestrimin e 55 kg kanabis sativa në kanalin e Korfuzit, si dhe arrestimin në flagrancë të 2 të rinjve transportues të saj. Kështu në pranga të policisë kanë rënë shtetasit Ermal Dauti 24 vjeç, lindur dhe banues në Ksamil dhe Qerim Kalemi 23 vjeç, nga Tepelena dhe banues në Ksamil.
Arrestimi i tyre u bë i mundur rreth orës 03:20 të mëngjesit të ditës së sotme, teksa të rinjtë po përpiqeshin të kalonin drogën drejt Greqisë mbi një dyshek plazhi.
24 mijë $ për t'i çuar në SHBA kapen 15 shqiptarët e bandës.
Për 24 mijë dollarë në dorë, mund të shkoje në Shtete e Bashkuara të Amerikës, duke u nisur nga Shqipëria, në Maqedoni dhe më pas në Bullgari. Nga këtu emigrantët niseshin për në Meksikë, e për të kaluar mënyrë klandestine kufirin me SHBA-në. Këtë bënte një rrjet i organizuar kriminal, që është shkatërruar brenda 24 orësh nga Policia e Shtetit. Ditën e djeshme, burime zyrtare nga uniformat blu kanë bërë publike rezultatet e 4 muajve hetimit, në bashkëpunim edhe me disa agjenci ligjzbatuese amerikane.
Berisha:Njerëzit e Ramës ndihmuan pilotin, policia ka fshehur çantat.
Ish-kreu i qeverisë Sali Berisha ka akuzuar policinë, duke i quajtur “njerëzit e Ramës”, për fshehje të çantave që u morën nga avioni. Sipas Berishës, “piloti italian Giorgio Riformato ka hyrë dhe dalë në aeroport nga dera e personelit duke shmangur kështu sistemin e kontrollit”.
“Njerëzit e Ramës ndihmuan pilotin. Policia ka fshehur çantat që u morën nga avioni dhe bën presion mbi mediat.
Aksident në aksin Tiranë-Elbasan, një nga mjetet përmbyset.
Një aksident mes 2 automjeteve në aksin Tiranë-Elbasan, në hyrje të tunelit të Krrabës, bllokoi për disa minuta qarkullimin e mjeteve.
Nga aksidenti mësohet se e plagosur ka mbetur vetëm një vajzë e cila është jashtë rreziku.
Një nga makinat ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit.
Tiranë, emërohet zv/drejtori i ri i Krimeve të Rënda.
Në drejtorinë e policisë së qarkut Tiranë është prezantuar zëvendës-drejtori i ri i Krimeve të Rënda, Rebani Jaupi.
Zv/drejtori i ri i për hetimin në qarkun e Tiranës, Rebani Jaupi më parë ka pasur detyrën shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Në detyrën e tij të re, Jaupi zëvendëson Koço Dafon.
Prezantimi i zëvendës-drejtorit të ri të Krimeve të Rëndë për Tiranën është bërë nga ana e drejtorit të Policisë së Shtetit, Artan Didi.
Komisioni miraton: Shefat e QSUT do të zgjidhen me konkurs.
Miratohet në Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, projektligji i ri që disiplinon mësimdhënien me shërbimet në qendrën spitalore universitare.
Në ndryshim nga hera e parë, mazhoranca ka dalë me një qëndrim, ndërsa opozita ka votuar kundër.
Poliçani, qyteti i ri turistik që hap sezonin veror për në Tomorr.
Resurset e malit të Tomorrit shihen si mundësi mjaft e mirë zhvillimi për qytetin e Poliçanit.
Promovimi i vlerave të malit, kohët e fundit, ka bërë që ai të mos frekuentohet vetëm gjatë ditëve të peligrinazhit, por dhe gjatë stinës së dimrit për ski, për gara me makina gjatë verës por dhe për hedhje me parashutë.
Një vend turistik, tashmë Tomorri mbledh çdo stinë të vitit, mijëra vizitorë, numër që synon të shtohet në të ardhmen.