Tashmë drogë edhe mbi dyshek plazhi, kapen 2 të rinj në Korfuz.

Postuar në 13 Maj, 2014 02:48

 Policia kufitare e Sarandës në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare Operacionale të Durrësit, kanë bërë të mundur sekuestrimin e 55 kg kanabis sativa në kanalin e Korfuzit, si dhe arrestimin në flagrancë të 2 të rinjve transportues të saj. Kështu në pranga të policisë kanë rënë shtetasit Ermal Dauti 24 vjeç, lindur dhe banues në Ksamil dhe Qerim Kalemi 23 vjeç, nga Tepelena dhe banues në Ksamil.
 
Arrestimi i tyre u bë i mundur rreth orës 03:20 të mëngjesit të ditës së sotme, teksa të rinjtë po përpiqeshin të kalonin drogën drejt Greqisë mbi një dyshek plazhi.
 
Të arrestuarit u kapën në largësinë 0.7 milje detare larg kufirit me shtetin fqinj, ndërsa distanca e Ksamilit me Korfuzin është rreth 1.5 milje. Lënda narkotike ishte e fshehur në një çantë pesha e së cilës ishte rreth 55 kg.
 
Provat materiale të sekuestruara i kanë kaluar prokurorisë për procedim të mëtejshëm penal, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.