Komisioni miraton: Shefat e QSUT do të zgjidhen me konkurs.

Postuar në 12 Maj, 2014 11:08

Miratohet në Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, projektligji i ri që disiplinon mësimdhënien me shërbimet në qendrën spitalore universitare.
 
Në ndryshim nga hera e parë, mazhoranca ka dalë me një qëndrim, ndërsa opozita ka votuar kundër. 

Me ndryshimet e reja, shefat e shërbimeve të QSUT do të zgjidhen me konkurs. për deputeten socialiste Mimoza Hafizi që ishte edhe relatorja e ligjit, me heqjen e departamenteve ka pasur ulje të cilësisë, madje në disa raste janë evidentuar edhe falsifikim të diplomave.
 
Deputeti i LSI-së Petrit Vasili, ishte në një mendim me qëndrimin e relatores, duke theksuar se disiplinimi i shërbimeve me mësimdhënien është i nevojshëm.
 
Ndryshimet u miratuan vetëm me votat e mazhorancës, opozita votoi në favor të ndryshimeve nen për nen, por kundër projektligjit në tërësi. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.