Arkiv-Lajme të përditësuara

Laç, plagoset me breshëri automatiku biznesmeni 55-vjeçar

Postuar në 16 Maj, 2014 08:55

Një biznesmen është plagosur ditën e sotme në Laç, pas të shtënave në drejtim të tij me breshëri automatiku nga dy persona ende të paidentifikuar
 
Mësohet se i plagosur është Gëzim Mehmeti, 55 vjeç, biznesmen nga Tirana i një pike skrapi në Fushë Mamurras.
 
Mehmeti është plagosur në këmbë ndërsa është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak. Nga hetimet parapraket, bëhet e ditur se autorët e krimit lanë larguar me makinë pas të shtënave , duke e braktisur 55 vjeçarin 200 metra larg vendngjarjes.
 

Pogradec, kapen 20 kg kanabis pranga 2 të rinjve transportues

Postuar në 16 Maj, 2014 08:51

Dy të rinj janë prangosur nga policia e Pogradecit teksa po transportonin me makinë një sasi prej 20 kilogramë lëndë narkotike, kanabis sativa.

Të arrestuarit janë, Genti Prifti, dhe, Adriatik Buzo, të cilët po udhëtonin në një automjet tip Golf.

Gjatë kontrollit në makinë u gjet e fshehur edhe sasia e lëndës narktotike, ndërsa u bë dhe shoqërimi i dy të rinjve.

Policia vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.
 

Avioni në Divjakë, merren në pyetje kontrollorët e Kullës së Vrojtimit

Postuar në 16 Maj, 2014 08:50

Prokuroria e Krimeve të Rënda merr në pyetje dy inspektorët e kullës së Kontrollit të Fluturimeve, të cilët i dhanë pilotit italian Giorgo Riformato që në rrugën e kthimit nga aeroporti Nënë Tereza në Rinas, për të Itali të kryente një fluturim turistik 360 gradë mbi Shqipëri. 

Njëri prej inspektorëve mësohet të jetë Erjon Pipero dhe që ka kryer komunikimet më të shumta me Riformaton gjatë fluturimit. 

Lezhë, Task forca për ndotjen e ujit konstaton avari të reja

Postuar në 16 Maj, 2014 06:05

Task forca e ngritur në Lezhë për ndotjen e ujit të pijshëm në këtë qytet ka dalë në terren duke konstatuar një sërë problemesh. Pas inpektimit të kryer në gjithë rrjetin e ujësjellësit në Lezhë, janë paraqitur dhe konkluzionet.

Elbasan, gjenden 6 qese hashash në derën e xhamisë, s'dihet autori

Postuar në 16 Maj, 2014 05:28

Policia e Elbasanit ka zbuluar dhe ka sekuestruar 6 qese farmacie me lëndë narkotike kanabis sativa pranë xhamisë së fshatit Dushk Belesh, ndërsa ka nisur identifikimin dhe kapjen e autorit.
 
Sipas policisë, 6 qeset janë gjetur të fshehura para derës së xhamisë, ndërsa nuk dihet ende poseduesit i tyre.
 
Ndërkohë materialet e sekuestruara i kanë kaluar prokurorisë së Elbasanit për procedime të mëtejshme për veprën penale  ‘Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike’. 

Frangaj hedh në gjyq Aida Shtinon për faturën e telefonit 8.8 mln lekë

Postuar në 16 Maj, 2014 05:26

Aida Shtino, moderatorja e emisionit “Njerëz të Humbur” paditen në gjykatën e Tiranës nga pronari i televizionit Klan, Aleksandër Frangaj.

Shkak i këtij konflikti është bërë një faturë telefonike prej 8.8 milion lekë, e cila sipas Frangaj nuk është paguar nga ana e Aida Shtinos.

Në objektin e padisë thuhet:” Detyrimi i palës së paditur t’i paguaj paditësit shumën 841,869.53 lekë, për shkak të përdorimit të shërbimit telefonik celular të nr. 0694007xxx të dhënë nga punëdhënësi, pas zgjidhjes së marrdhënies së punës”. 

Agjencia e Bregdetit prish plazhet private nga veriu në jug

Postuar në 16 Maj, 2014 05:25

Agjencia Kombëtare e Bregdetit nisi dje aksionin për prishjen e rrethimeve në plazhet publike gjatë gjithë vijës bregdetare të vendit, nga veriu në jug.

Bëhet e ditur se aksioni parashikohet të vazhdojë deri në pastrimin e plotë dhe vendosjen e një marrëdhënieje konkurruese, të ligjshme dhe bashkëkohore të biznesit të turizmit detar.

Rrethimi i ambienteve publike dhe shfrytëzimi i tyre si pronë private ka vite që rëndon ekonominë formale që lidhet me shfrytëzimin e plazheve në të gjitha zonat turistike të Shqipërisë. 

Atentat mafioz biznesmenit në Fier, ekzekutohet me 13 plumba

Postuar në 16 Maj, 2014 05:09

Një bisnesmen është ekzektuar në një atentat mafioz në orët e para të mëngjesit të së premtes në qytetin e Fierit.

Agron Imeraj 50 vjeç pronar i një rrjeti dyqanesh hidrosanitare është qëlluar më brëshëri automatiku sapo ka hipur në automjetin e tij tip Audi me targa AA 758 BF, që ndodhej i parkuar pranë banesës së Imerajt.

Plumbat i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme 50-vjeçarit, ndaj të cilit është qëlluar të paktën 13 herë nga afër.

Krujë. Arrestohet një 24-vjeçar ishte dënuar me 11 vite burg në Itali

Postuar në 15 Maj, 2014 15:18

Policia e Krujës ka arrestuar një 24-vjeçar që ishte shpallur në kërkim nga ana e autoriteteve italiane.

I arrestuari Hashim Basha pas verifikimeve të bëra ka rezultuar se ka qenë  dënuar nga Gjykata e shtetit fqinj me 11 vite burg për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Policia e qytetit të krujës nuk ka dhënë detaje rreth operacionit të arrestimit të 24-vjeçarit.

Pas përfundimit të procedurave 24-vjeçari Basha do të dalë para gjykatës e cila do të vendosë nëse ai do të ekstradohet ose jo. 

Ushtria betonizon edhe fushën e Aviacionit në Gjirokastër

Postuar në 15 Maj, 2014 15:17

Ndonëse fusha e aviacionit në Gjirokastër e ka humbur prej vitesh funksionin e saj dhe ka shërbyer kryesisht për raste emergjencash shëndetësore për uljen e helikopterëve, është marrë nën kontroll nga forcat e ushtrisë.
 
Gjatë ditës së sotme ka nisur rrethimi i saj me blloqe betoni, të cilat do të pengojnë mundësimin e hyrjes së mjeteve apo ndonjë avioni.
 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara