Laç, plagoset me breshëri automatiku biznesmeni 55-vjeçar

Postuar në 16 Maj, 2014 08:55

Një biznesmen është plagosur ditën e sotme në Laç, pas të shtënave në drejtim të tij me breshëri automatiku nga dy persona ende të paidentifikuar
 
Mësohet se i plagosur është Gëzim Mehmeti, 55 vjeç, biznesmen nga Tirana i një pike skrapi në Fushë Mamurras.
 
Mehmeti është plagosur në këmbë ndërsa është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak. Nga hetimet parapraket, bëhet e ditur se autorët e krimit lanë larguar me makinë pas të shtënave , duke e braktisur 55 vjeçarin 200 metra larg vendngjarjes.
 
Sipas policisë nuk dihen ende motivet e plagosjes ndërsa po punohet për kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të motiveve të ngjarjes.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.